Hidromorava

Bujar Nevzati: Ju faleminderit secilit prej jush për nderin e besimin që më keni falur!

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Të jem i besuari juaj për 25 vjet, më bën të lumtur e krenar, dhe njëkohësisht ma vërteton se unë si përfaqësues kam qëndruar drejt e ndershëm, kam përfaqësuar interesin qytetar e zhvillimin e Gjilanit tonë ka shkruar Bujar Nevzati.

Postimi i plotë;

Të dashur familjarë e miq!
Të nderuar bashkëvendës të Përlepnices!
Të nderuar anëtarë të PDK-së në Gjilan!
Si edhe në të gjitha mandatet e deritanishme, unë përsëri do të jem përfaqësuesi juaj në Asamblenë e Gjilanit, prandaj shpreh mirënjohjen time të thellë për mbështetjen tuaj me votë edhe këtë herë me ç’rast më bëtë kandidatin më të votuar në PDK.

Të jem i besuari juaj për 25 vjet, më bën të lumtur e krenar, dhe njëkohësisht ma vërteton se unë si përfaqësues kam qëndruar drejt e ndershëm, kam përfaqësuar interesin qytetar e zhvillimin e Gjilanit tonë!

Ndonëse, edhe personalisht kam pritur më shumë besim për PDK dhe kandidatin tonë për kryetar, z. Rijad Rashiti, vlerësojmë secilën votë tuajën dhe bashkë do të angazhohemi në mirëqenien e përgjithshme të qytetit tonë, prandaj ju falënderojmë përzemërsisht!

Mobi Casa

Personalisht, të votohem nga ju edhe tani, si në të gjitha mandatet, më bën më sigurtë në rrugën time; edhe më të përkushtuar e më me besim për pjekurinë tonë politike.

E kam kuptuar gjithmonë se vota juaj është besim për mua, për të kaluarën time e për të ardhmen tonë; e kam kuptuar se vota juaj është edhe emocion dhe ndjenjë për mua e punën time, prandaj kurrë nuk e kam zhgënjyer e nuk do ta zhgënjejë besimin e emocionin tuaj. Do të jem kudo dhe kurdo në krah të interesit të përbashkët, të zhvillimit të Gjilanit tonë dhe në përballje me padrejtësitë, shtrembërimet e devijimin nga rruga zhvillimore e drejtësia. Do të provoj, si edhe deri më tani, të jem Ju; t’ ju shoh në sy e t’ua lexojë hallet. Do të mbetem ai që e keni njohur e besuar këto 25 vjet e më gjatë.

Të dashur votues!
Ju faleminderit secilit prej jush për nderin e besimin që më keni falur!
Qofshi të lumtur e shëndetplotë ju dhe familjet tuaja!
Bashkërisht na priftë e mbara në punë e angazhime.

Zoti ju ruajt e ju bekoftë!
I juaji kudo e kurdo; Bujar Nevzati!