RCCOLA

Bujar Nevzati: Intervistimi katër ditor i Presidentit Thaçi ishte një përpjekje e radhës për ta zbehur imazhin e tij

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Bujar Nevzati anëtarë i kryesisë së PDK-së dega në Gjilan ka reaguar pas përfundimit të intervistimit të Gjykatës Speciale ndaj Presidentit Hashim Thaçi. Nevzati e ka thënë se intervistimi katër ditor i Presidentit Thaçi ishte një përpjekje e radhës për ta zbehur imazhin e tij, pas kumtesës amatoreske të 24 qershorit 2020.

Intervistimi katër ditor i Presidentit Thaçi ishte një përpjekje e radhës për ta zbehur imazhin e tij, pas kumtesës amatoreske të 24 qershorit 2020. Por nga ana tjetër, ky intervistim e fshiu dilemën dhe pandihmën e kundërshtarëve të egër të Presidentit Thaçi, se ka qenë i intervistuar në Hagë në fshehtësi.

Madje hoqi dilemën më të poshtër të mundshme, atë se gjoja të gjithë shokët e luftës i çoi në Hagë, për të shpëtuar lëkurën. Jo, Presidenti nuk jeton me situata të kurdisura. Heqja e kësaj dileme ka rëndësi të madhe ashtu si pandeh ka tjetër lidhur me gjoja marrëveshjet sekrete për ndarje ose shkëmbim territoresh.

Uji Dea

Të gjithë faktorët relevantë e përgënjeshtruan tezen se Hashim Thaçi ka bërë biseda sekrete për shkëmbim meritoresh a lojëra tjera me kufijtë e vendit tonë. Njeriu me trashëgimi të pasur politike dhe të arritura të larta në planin nacional, nuk ka kurrfarë motivesh ta tradhtoj identitetin e tij.

Presidenti ka qenë, është dhe mbetet simbol i çlirimit të Kosovës,sinonim i burrështetasit që nuk prodhon shpesh historia. Presidenti do të tejkalojë sfidat sado të rafinuara dhe të mëdha që të jenë.

Një jetë për Atdhe nuk hidhet dëm as lehtë as shpejt. Besoj në Presidentin Thaçi! Besoj në vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! Besoj në shtetin tim, Kosovën!
Po e përfundoj këtë shkrim me të madhin Kadare! Presidenti Thaçi nuk është politikani rëndomtë,është epokë….