ARKATANA

Bujar Nevzati e quan agjendë politike rendin e ditës së KPF

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), të enjten, në takimin e radhës, të udhëhequr nga Valentina Bunjaku-Rexhepi, kryesuese, ka shqyrtuar dhe rekomanduar për Kuvend Komunal Rregulloren për përgjegjësitë disiplinore dhe materiale të punonjësve të arsimit, Planin e veprimit për transparencë, pastaj tri propozim-vendime për qasje në planet rregulluese të qytetit si dhe çështje të tjera. Opozita ka votuar kundër ndryshimit të rendit të ditës, që nga Bujar Nevzadi (PDK) u cilësua si agjendë politike.

KPF ka shtyrë për një seancë tjetër, me propozimin e përfaqësuesit të LDK-së, Avdyl Aliu, propozimin-vendimin për emërimin e anëtarëve të Komisionit Komunal të Aksionarëve në Ndërmarrjen transportuese të udhëtarëve “Kosovatrans” si dhe në PPP “Ecohigjiena”, ndërkaq ka proceduar propozimet për t`i rekomanduar Komisionit statutar që në ndryshimin e statutit t`i përfshijë edhe themelimin e Komitetit si dhe Zyrës për të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, Medvgejë e Bujanoc.

Aliu ka thënë se Kuvendi Komunal do të plotësohet edhe zëvendës-kryesuesin për Komunitete si dhe me nënkryetarin e Komunës për Komunitete.

Opozita ka votuar kundër ndryshimit të rendit të ditës, që nga Bujar Nevzadi (PDK) u cilësua si agjendë politike.

KPF e ka rekomanduar për Kuvend Komunal edhe kërkesën e Drejtorisë së Administratës për mbulimin e shpenzimeve të shërbimit të pilot-projektit “Shtëpi-Komuna” për një periudhë 6-mujore.

UBT

Valentina Bunjaku-Rexhepi tha se Drejtoria e Administratës ka kërkuar nga KPF që t`i rekomandojë Kuvendit Komunal nxjerrjen e një vendimi për heqjen e shpenzimeve të postës për këtë projekt, që qytetarëve u ofron mundësi aplikimi “online” për dokumente të gjendjes civile si dhe marrjen e shërbimit në shtëpi, përmes postës.

Nazim Gagica, drejtor i Administratës, ka thënë se për të mbuluar këtë shërbim për periudhën 6 mujore, nevojiten përafërsisht 2 mijë euro. Kërkesa është përkrahur nga të gjitha grupimet politike në KPF.

Sa i përket Rregullores për përgjegjësitë më arsim, e cila u votua nga të gjithë anëtarët e KPF, Bardhyl Syla nga DKA tha se dy herë i është nënshtruar dëgjimit publik si dhe diskutimit në grupe më të ngushta të mësimdhënësve, por u shprehen të gatshëm që t`i marrin parasysh edhe disa vërejtje parimore që u bënë nga anëtarët e KPF.
Nazmi Musa, drejtor i Arsimit, ka thënë se kjo është një rregullore shumë e arsyeshme për punën tonë.

Pa diskutime u rekomandua për KK edhe Plani i veprimit për përmbushjen e transparencës, të cilin e paraqiti Hevzi Matoshi nga Zyra Ligjore, sikurse edhe propozimet për nevojën e qasjes në planet rregulluese “Qendra-pjesa e vjetër e qytetit, “Kodra e Dëshmorëve”, “Nënkodra e Dëshmorëve”, “Zona Perëndimore – Qarku” si dhe në një pjesë të lagjes “Fidanishte”. Arsyetimin e ka dhënë Fadil Sherifi, shef i Planifikimit në Drejtorinë e Urbanizimit.

KPF u dakordua me shumicë të votave, që seanca e ardhshme e Kuvendit Komunal të mbahet më 27 maj, një ditë para kalendarit të rregullt, për shkak të fillimit të fushatës zgjedhore më 28 maj./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.