FIDANISHTJA

Bujar Haziri: Rinia po fuqizohet çdo ditë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Bujar Haziri drejtor për kulturë, rini e sport thotë për rajonipress se rinia në Gjilan po fuqizohet çdo ditë e më shumë. Ne po bëjmë çmos që zëri i rinisë të jetë vërtet fuqizues dhe jo i anashkaluar. Shtëpia e rinisë dhe disa investime e përkrahje të projekteve për rininë na bëjnë optimist se të rinjtë po gjejnë përkrahje e mbështetje të institucioneve thotë Haziri.

Për nder të “Ditës së Rinisë” në Komunën e Gjilanit sot organizohen aktivitete të shumta nga drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në mbështetje nga zyra e kryetarit të Komunës me moton “Rini-jepi formë ëndrrave”.

ARKATANA

Bujar Haziri drejtor për kulturë, rini e sporte tha për rajonipress se rinia gjilanase po përkrahet në të gjitha format. “Ne si institucione po kujdesemi që rinia gjilanase të inkorporohet në projekte serioze dhe që janë dobiprurëse për ta. Institucionet komunale gjithashtu po bëjnë përpjekje që rinia të kyçet në punë të shëndosha e të cilat e largojë atë nga rrugët dhe dukurit negative” tha Haziri.

Bujar Haziri mendon se rinisë gjilanase i është dhënë përkrahje duke e angazhuar atë në disa projekte. “Kemi organizuar aktivitete që kanë të bëjnë kryesisht me aktivizimin e të rinjve në shoqëri dhe në projekte duke nisur me tryezën për vullnetarizëm, sporte të ndryshme, performim të artistëve, aktivitete multi-kulturore ndërkomunale, integrimet vizitë e përbashkët në Muzeun e Qytetit shfaqja e filmave të ndryshëm” etj./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.