Hidromorava

Bujar Haziri: I kemi ruajtur dhe avancuar vlerat e Flakës..

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Bujar Haziri shef i sektorit të kulturës në Gjilan tha për rajonipress se përkundër borxheve të trashëguara “Flaka e Janarit” është zhvilluar e po zhvillohet me të gjitha epitetet e saja pozitive. Vlerat e Flakës edhe këtë vit i kemi ruajtur dhe avancuar edhe më shumë tha Haziri.

Ndonëse në përgjithësi Komuna e Gjilanit sipas udhëheqësve komunal ka borxhe në të gjitha drejtorit, Manifestimi tradicional “Flaka e Janarit” është mbajtur sipas agjendës dhe programit të saj.

Madje Bujar Haziri shef i sektorit të kulturës thotë se Flaka i ka ruajtur të gjitha epitetet e saja pozitive që ka pasur gjatë viteve, raporton rajonipress.

Mobi Casa

Haziri tha se manifestimi tradicional “Flaka e Janarit” ka shkuar ashtu siç duhet, madje duke tejkaluar të gjitha parashikimet.”Edhe pse kemi trashëguar borxhe të shumta ne si drejtori, por edhe me përkrahjen e kryetarit të Komunës zotit Lutfi Haziri kemi arritur t`i ruajmë vlerat dhe epitetet pozitive që ka prodhuar gjithmonë “Flaka e Janarit” tha Haziri.

Haziri tha se ka pasur një entuziazëm dhe është punuar në mënyrë ekipore për të zhvilluar vlera dhe për të ruajtur katër shtyllat kryesore të këtij manifestimi që lidhen me artin letrar, artin pamor, artin figurativ dhe artin muzikor.

Haziri tha se në kuadër të “Talia e Flakës” pati shumë shfaqje të mira e publik të mrekullueshëm. “E kemi gjallëruar për këto ditë Gjilanin sepse ka pasur vërtet shfaqje serioze” tha Haziri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.