Eko Higjiena

Bujar Haziri : Gjilani është më shumë se një kryeqendër rajonale e kulturës

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Njësia për Kulturë, Rini e Sport ka prezantuar raportin e punës për periudhën 6-mujore në Komitetin për Kulturë. “Gjashtëmujorin e parë të këtij viti e karakterizojnë aktivitete të ndryshme dhe të shumta, duke filluar nga manifestimi mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2015”, e deri te “Ditët e Mërgatës”, ka thënë Bujar Haziri, përgjegjës i kësaj Njësie.

“Flaka e Janarit” sivjet i është kushtuar masakrës së madhe të Gjilanit, ka thënë Haziri.

Sa i përket “Flakës së Janarit”, Haziri ka thënë se Komuna nuk mund t`i përballojë e vetme shpenzimet e një manifestimi me përmasa mbarëkombëtare, andaj synon që ta fus në kalendarin kulturor të MKRS-së.

Në sektorin e rinisë janë organizuar dhe ndihmuar aktivitete të ndryshme, ndërkohë që po vazhdojnë punimet në Shtëpinë e Rinisë.

Në sektorin e trashëgimisë kulturore është duke u bërë renovimi i muzeut, për të krijuar ambient që i përgjigjet nevojave për promovimin e artefakteve historike dhe kulturore.

FIDANISHTJA

Në funksion të krijimit të kushteve për trashëgiminë kulturore është duke u punuar edhe ura në fshatin Pogragjë, që e krijon lidhjen e drejtpërdrejtë me Kalanë e Pogragjës.

Biblioteka rajonale, që ka mbi 21 mijë lexues,është pasuruar me 700 tituj të rinj.
Në sektorin e sportit është dhënë mbështetje pothuajse në të gjitha disiplinat sportive, duke përfshirë atletikën, futbollin, basketbollin, hendbollin, volejbollin, karatenë etj.
“Kemi krijuar marrëdhënie kontraktuale me ekipet sportive, për t`i mbështetur aktivitetet e tyre, sikur që është bërë edhe mirëmbajtja e stadiumit të qytetit”, ka thënë Haziri.

Ai ka thënë se mbi 60 mijë euro janë dhënë për projekte të ndryshme në kulturë, rreth 8 mijë euro për rininë dhe mbi 60 mijë euro për sportin.

“Asnjëherë më parë nuk është dhënë mbështetje më e madhe për sportin se sa në këtë periudhë”, ka thënë Haziri.

Shërbimet në Pallatin e Sporteve janë rritur. Stadiumi i qytetit ofron kushte të mira për ndeshje kampionle, ka thënë Haziri, duke prezantuar detaje të shumta për të gjitha aktivitetet e kësaj periudhe, që kanë qenë të vazhdueshme dhe e kanë shndërruar Gjilanin në një epiqendër të kulturës jo vetëm rajonale, por edhe mbarëkombëtare./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.