ARKATANA

Bujar Haziri: Efektet e 100 ditëshit në kulturë janë të pranishme

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Efekti i 100 ditëshit në kulturë është i pranishëm dhe ai shihet e preket kudo. Kryetari Lutfi Haziri po mbështet të gjitha iniciativat qëllimmira dhe ky është një tregues për qasjen e mirë që ka qeverisja aktuale ndaj sektorit të kulturës, rinisë dhe sportit” tha Bujar Haziri.

Bujar Haziri drejtor për kulturë, rini e sport tha për rajonipress se është i kënaqur me 100 ditëshin e tij në krye të institucionit të kulturës. I kemi zvogëluar për 50% harxhimet derisa kemi identifikuar të gjitha nevojat dhe po përkrahim të gjitha grupet qoftë kulturore, rinore e sportive që na sjellin programe, ide e projekte në dobi të Gjilanit tha Haziri, raporton rajonipress.

“Manifestimi “Flaka e Janarit 2014” këtë vit i ka kushtuar Komunës së Gjilanit për 52 % më lirë se një vit përpara dhe numri i pjesëmarrësve në këtë manifestim është mbi shtatë mijë vetash që i kanë përcjellë aktivitetet e pasura kulturore të manifestimit”. Kështu tha Bujar Haziri drejtor për kulturë derisa ka folur për 100 ditëshin e tij në krye të kësaj drejtorie.

Haziri tha se është i kënaqur që ka arritur ta stabilizojë jetën kulturore në qytet duke punuar me përkushtim dhe për të sjellur tek gjilanasit një qasje më afirmative në këtë fushë.

UBT

Haziri tha se ndihet krenar që ka arritur edhe të përkrah e mbështes shumë klube sportive, shoqata e ansamble.” I kemi zvogëluar për 50% harxhimet, derisa kemi identifikuar të gjitha nevojat dhe po përkrahim të gjitha grupet qoftë kulturore, rinore e sportive që na sjellin programe, ide e projekte në dobi të Gjilanit” tha Haziri.

Haziri tha se jeta kulturore është e kushtueshme, por me një qasje serioze kemi arritur që ta ulim koston e shpenzimeve.”Në të ardhmen po bëjmë përpjekje që të identifikojmë nevojat e atyre që e duan mbështetjen tonë të sinqertë. Normalisht që ne do të përkrahim të gjithë ata partner lokal që synim kanë avancimin e jetës kulturore e sportive në qytetin e Gjilanit”.

Por Haziri tha se ende ka sfida për të kaluar pasiqë ende ka borxhe dhe ato e stopojnë çfarëdo nisme pozitive që mund të marrim në të ardhmen. “Efekti i 100 ditëshit në kulturë është i pranishëm dhe ai shihet e preket kudo. Kryetari Lutfi Haziri po mbështet të gjitha iniciativat qëllimmira dhe ky është një tregues për qasjen e mirë që ka qeverisja aktuale ndaj sektorit të kulturës, rinisë dhe sportit” tha Bujar Haziri./rajonipress/