GRANDEMALL

Bujar Bukoshi përsëri kandidat për Kryetar të LDK’së

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ish-Kryeministri në Ekzil, Bujar Bukoshi pritet të jetë njëri nga kandidatët për Kryetar të LDK’së.Burime të Express kanë treguar se Bukoshi ka marrë përkrahje nga disa anëtarë të pakënaqur me gjendjen aktuale të LDK’së, e cila ka humbur në tri palë zgjedhjet e fundit nacionale si dhe ka humbur Prishtinën.

Edhe në zgjedhjet e fundit partiake në LDK, Bukoshi e pati shpallur kandidaturën por ishte tërhequr pasi kishte konsideruar se Fatmir Sejdiu kishte pamundësuar zhvillimin e garës demokratike.

I kontaktuar nga Express, Bukoshi nuk ka dashur të flas për këtë temë me arsyetimin se ndodhet jashtë vendit.

UBT

Ndryshe, zyrtarët e LDK’së kanë thënë se sikur të gjithë anëtarët e partisë edhe Bukoshi ka të drejtë të jetë njëri prej pretendentëve për të udhëhequr me Partinë e themeluar nga Ibrahim Rugova.

Zgjedhjet e brendshme në LDK pritet të mbahen më së largu në nëntor të këtij viti kur edhe i skadon mandati i Kryetarit aktual Isa Mustafa.

Fitoren e fundit LDK e pati arritur sa ishte gjallë Rugova në vitin 2004. Ndërsa, në vitin 2007 pati humbur primatin e partisë së parë. LDK ishte renditur pas PDK’së edhe në zgjedhjet e vitit 2010 kur në krye të partisë erdhi Isa Mustafa. Ky i fundit ka pësuar edhe dy humbje të tjera si Kryetar i LDK’së – humbjen në Prishtinë dhe humbjen në zgjedhjet e fundit nacionale, ku përsëri LDK doli pas PDK’së.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.