ARKATANA

Bujar Berisha për të dytën herë asambleist në Komunën Emmen

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Shqiptarozvicerani, Bujar Berisha ka rezervuar sërish një ulëse në Asamblenë Komunale të lokalitetit Emmen (kanton Lucern) në Zvicër.

Kjo u bë e mundur falë votave që ka marrë ai në zgjedhjet e datës 1 maj. Bujari këtë fitore e konfirmon përmes një fotografie ku shfaqen edhe emrat e fituesve të tjerë nga Partia Socialdemokrate (SP) në Zvicër.

Nga SP-ja në Emmen janë zgjedhur: Judith Suppiger (sërish, Pius Müller (sërish), Sigi Regli (sërish), Barbara Fas (sërish), Bujar Berisha (sërish), Brahim Aakti (i ri)”, shkruan ai, përcjell “albinfo.ch

FIDANISHTJA

Theksojmë se bashkë më Bujarin për SP, kandidat ishte edhe shqiptari tjetër Dritan Sylejmani, i cili duket se nuk ka arritur të fitojë.

Bujar Berisha është nga Klina me banim në Emmen të Lucernit. Ai është edhe anëtar i rok grupit të njohur shqiptarozviceran “Who’s Elektra”, për të cilin albinfo.ch ka shkruar tashmë disa herë ndërsa profesionalisht merret me fotografi.

Ky është mandati i dytë për Bujar Berishën që është pjesë e Asamblesë Komunale të Emmen-it./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.