Fundamenti

Bujar Beqirit një muaj paraburgim

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Gjilanit – departamenti për krimet e rënda i ka caktuar 1 muaj paraburgim Bujar Beqirit i dyshuar për vrasjen e Fitim Shabanit.

Gjykata Themelore në Gjilan i ka caktuar një muaj paraburgim Bujar Beqirit i akuzuar për veprën penale “vrasje”.

Hasan Sadiku gjykatës i procedurës paraprake në Departamentin e krimeve të rënda tha për rajonipress se i ka caktuar 1 muaj paraburgimit Bujar Beqirit. Sadiku tha se për këtë mas është pajtuar edhe vet i dyshuari.

UBT

Beqiri para gjykatësit të procedurës paraprake është penduar që e ka kryer veprën.

Ndryshe , Bujar Beqiri (1962) nga Gjilani u arrestua këtë të enjte pasiqë e kishte goditur dy herë me thikë viktimën Fitim Shabani i cili si pasojë e plagëve edhe ka vdekur në emergjencën e Gjilanit.

Avni Oruqi shef i sektorit të hetimeve regjionale ka deklaruar se i dyshuari është emër i njohur për policinë pasiqë në data bazën tonë ka të evidentuar mbi 57 vepra penale që lidhen me vjedhje dhe narkomani./rajonipress/