Mobi Casa

Bujanocit i kthehet normaliteti jetik, në një abnormalitet politik!

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Driton Hyseni – 18 vjet më parë, fryma e ndryshimeve të sistemeve politike, po i merrte para vetes shumë rajone, për t’u demokratizuar nga një komunizëm i nacionalizuar dhe i rrënjëzuar përgjatë shumë viteve. Edhe në qytetin e Bujanocit, atë botë po jetësohej dëshira e flaktë e shqiptarëve për ta marrë atë që iu takonte. Edhe pse të ndarë në dy parti ( në krahun e luftës dhe në krahun e paqes ), dëshira për t’u bërë bashkë për qeverisje dhe gëzimi i këshilltarëve komunal vërehet edhe në foto. Të gjithë këta ishin staf për ta ngritur në detyrë kryetarin e parë shqiptar në Bujanoc.

Nuk ishte vetëm puna e një individi, ishte puna e palodhshme e shumë individëve, bile edhe e atyre që ranë heroikisht në konfliktin UÇPMB me forcat serbe, si kontributi i Ridvan Qazimit (Komandant Lleshit), i cili po të ishte gjallë sigurisht se do ta merrte titullin e kryetarit të parë, por jam i bindur se s’do ta mohonte kontributin e dhjetëra individëve të tjerë, të cilët dhanë kohën e tyre më të çmueshme, rininë, për të ardhur në atë ditë.

Viti 2002, Komunën e Bujanocit e gjeti me staf të ri dhe për herë të parë me pushtet shqiptar, e opozitë serbe. Prapë, nuk ishte merita e një individi, por e një stafi të tërë.

Pas 18 vitesh, këta që shihen në këtë fotografi, shumica prej tyre nuk do të jenë më këshilltarë komunalë, disa prej tyre, sot prehen në botën e amshuar, e disa prej tyre e kanë kryer karrierën politike.

Për 18 vjet me radhë, njeriu rritet dhe fillon të mëvetësohet, por ka prej tyre që edhe çoroditen me dëshirat e flakta prej adoleshenti.

ARKATANA

Ç’është e vërteta, për herë të parë shqiptarët në këtë komunë nuk mund t’i gjesh më të përçarë e më të parcializuar. Së shpejti do të mbahen zgjedhjet lokale, e shqiptarët do të kandidojnë në pesë lista. Nuk mund të thuash se është pluralizëm politik, sepse edhe atëherë ishte sistemi pluralist. Por, përçarja e tyre vërehet lehtë në mohimin e drejtpërdrejtë të atyre që thërrasin për unitet.

Ky problem nuk është nga gjenerata e re politike, por nga ata të gjeneratës së “unitetit”, që nuk lëshojnë pe në drejtimin e fronteve partiake. Janë shuar idealizmat kombëtar të atyre viteve e janë shtuar ambiciet për pushtet lokal, madje duke i favorizuar edhe lokalizmat.

Nuk është çudi që mos uniteti i faktorit politik shqiptar në Bujanoc, të ndikoj që pas këtyre zgjedhjeve të ketë multietnicitet edhe në ndarjen e ekzekutivit dhe legjislativit.

Pavarësisht nga këto, zhvillimet e fundit politike në Bujanoc dhe më gjerë, do të dobësojnë forcën politike dhe elektorale shqiptare në këtë qytet, nga e cila do të përfitonte pushteti qendror në Serbi në një nga marrëveshjet e mundshme finale me Kosovën./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.