United Hospital

Bujanoci kërkon në Ministrinë e Arsimit licencimin e mësimdhënësve shqiptarë në Luginë të Preshevës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi së bashku me deputetin popullor Fatmir Hasani gjatë takimit me Ministrin e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë së Serbisë, Dragan Sharçevic kanë inicuar zgjidhjen e problemit të licencimit të mësimdhënësve nëpër shkollat fillore dhe të mesme me mësim në gjuhën shqipe në Luginë të Preshevës.

Ky problem është duke u zvarritur me vite , dikur licencimi është organizuar në Preshevë e me herët edhe në Nish e tani kjo mund të bëhet vetëm në Beograd në Ministrin e Arsimit .

Kjo formë padyshim paraqet vështirësi, pengesa për mësimdhënësit shqiptare e sidomos në kompletimin e dokumenteve, pengesa në gjuhë dhe largësia që kërkon shpenzime shtesë”, kanë thënë përfaqësuesit nga Bujanoci në takim.

HW

Ndërsa shërbimi i departamentit të shërbimeve publike dhe veprimtarive shoqërore pranë administratës komunale në Bujanoc është duke i kompletuar kërkesat për lincencë nga shkollat fillore dhe të mesme.

Ky shërbim ka njoftuar se në takimin e radhës me ministrin Dragan Sharçeviq krahas temave tjera, do të shqyrtohet edhe mundësia e organizimit të licencimit (dhënies së provimit profesional) në Bujanoc./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.