Eko Higjiena

Bujanoci kampion i papunësisë, komuna ndan veç 10 milion dinarë për subvencione

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Numri i të rinjve të papunësuar në Serbi për një vit është zvogëluar për 23.000 ndërsa përqindja më e madhe e të papunësuarve edhe më tej është 34 % në jugun e Serbisë.

Në Bujanoc ku jetojnë 43.000 banorë të pa punë janë afër 6000 njerëz prej tyre pothuajse çdo i katërti është më i ri se 30 vjeç, raporton Rts, transmeton Titulli.com.

Komuna e Bujanocit nga buxheti për fillim të biznesit ka ndarë dhjetë milionë dinarë, projekte dhe ide ka, por nuk ka të holla të mjaftueshme dhe se ekziston një problem i konsiderueshëm në praktikë, thonë përfaqësuesit e komunës së Bujanocit për zhvillim ekonomik.

“Mendoj se shkalla e vogël e tatimeve ka ndikuar që të rinjtë realisht të jenë të suksesshëm. Në bazë të statistikave, dy vitet e para ata funksionojnë, ndërsa viti i tretë është i rrezikshëm. Atëherë ose shuhet ose iu është i nevojshëm stimulimi”, tha Fazila Azemoviq nga Zyra për Zhvillim Ekonomik Lokal në Bujanoc.

Hidromorava

Personat kompetentë thonë se shteti këto probleme i ka parasysh, gradualisht organizohen trajnimet për fillimin e biznesit dhe rikualifikimeve.

“Ne u ndihmojmë në përpilimin e biznes planit, menaxhimin e punës dhe i japim subvencione, ndërsa pas asaj realizojnë ndonjë lloj të mentoringut, përcjellim punën e tyre pas themelimit të biznesit, në mënyrë që më gjatë të qëndrojnë në atë biznes”, tha për RTS Zoran Marinkoviq, drejtori i Shërbimit Nacional për Punësim.

Sipas tij më e rëndësishme është që të rinjtë në jugun e Serbisë të qëndrojnë në këtë vend, për të cilën përveç fillimit të biznesit të vogël i rëndësishëm është edhe ardhja e kompanive të mëdha./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.