Fundamenti

Bujanocasi mbytet në lum, këmbët i kishte të lidhura në blloqe betoni

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Bëhet fjalë për Xhemshi Demiri (34) nga Bujanoci të cilin policia kriminalistike e Beogradit arriti ta identifikojë pasi të martën rreth orës 18h ishte gjetur buzë lumit Sava me çrast këmbët i kishte të lidhura në blloqe betoni si dhe sytë e lidhur me ngjitës.

Trupi i të ndjerit ishte gjetur në afërsi të urës Ostruzhniçka, jo larg Beogradit. Xhemshi, kombësia e të cilit nuk është bërë publike, sipas vlerësimeve të para të ekspertëve nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, në ujë ka qëndruar në mes të 10 deri në 14 orë, ndërsa mendohet se para së të hidhej në ujë është rrahur. Bujanocasi nuk ka të paraqitur adresë të përhershme apo të përkohshme banimi në Beograd.

“Zhdukja e tij nuk ishte raportuar. Në këtë moment po tentojmë të vërtetojmë se ku ishte parë gjallë për herë të fundit. Sipas të gjitha gjasave krimi nuk ka ndodhur në Beograd por as në rrethinë”, thonë zyrtarët e policisë kriminalistike për mediat e Beogradit, transmeton Titulli.

Ekspertët i kanë shpjeguar policisë se në rast se të ashtuquajturat “këpucët e betonit” nuk janë më të rënda se 25 kilogramë, rrymat ujore tërheqin viktimën në fund të shtratit me një shpejtësi të madhe edhe nëse sipërfaqja e lumit është e qetë.

Është e vështirë të thuhet se ku ishte gjuajtur trupi i viktimës për shkak të reshurave të dendura të shiut dhe vërshimeve që kohëve të fundit ngritën nivelin e ujit në lumenj.

Mobi Casa

Në këtë rast policia është duke tentuar të gjejë familjarët e Xhemshit. Hetimet vazhdojnë.

Mbytja

Sipas informacioneve të para jozyrtare, Xhemshi është rrahur dhe më pas është hedhur në ujë. Megjithatë, ende hetohet rreth asaj se a ishte gjallë kur është hedhur në lum apo është mbytur, mirëpo, sipas ekspertëve supozohet se ai kishte dhënë shenja jete dhe se arsyeja e vdekjes së tij është mbytja në ujë.

Lidhur e rastin policia ka thënë se njeh viktimën në bazë të dosjes për vjedhje të rënda, thyerje të makinave, por edhe konsumim të narkotikëve./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.