Eko Higjiena

Bujanoc: Viti i Skënderbeut dhe takimet jubilare të vendlindjes së Pribocit

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

E diela e 22 korrikut për Pribocin dhe pribocasit, nuk ishte vetëm një ditë e zakonshme vikendi, por një festë e dyfishtë: kremtimi i takimeve jubilare të vendlindjes dhe shënimi i Vitit të Skënderbeut, përvjetori i 550- të i vdekjes së heroit legjendar të shqiptarëve. 10 vjet të Takimeve të Vendlindjes “Priboci 2009-2018”, paraqesin një kontribut të jashtëzakonshëm për zhvillimin, afirmimin dhe promovimin e kujtesës së banorëve të këtij vendbanimi të lashtë Dardan, përkatësisht të Hashanisë dhe Malësisë së Bujanocit, të cilët për çdo vjet, mblidhen në fshatin e tyre të lindjes, për tu çmallur me vatrat e tyre stërgjyshore.

“Vendi i caktuar për mbajtjen e takimit, me gjelbërimin veror të fshatit ishte hijeshuar e zbukuruar nga stolisja me 10 flamuj kombëtar në shenjë të dhjetë herë mbajtje të takimit të vendlindjes, sikurse dhe për nder të përvjetorit të 550 të vdekjes së Skënderbeut”, u shpreh Ismet Tafili, njëri nga organizatorët kryesorë të takimeve të vendlindjes së Pribosit.

Ismet Tafili, gjithashtu, në fjalimin e tij paraqiti në mënyrë kronologjike organizimin e takimeve të vendlindjes, që nga viti 2009 e deri më tani, si dhe punën e Këshillit të Fshatit, gjatë këtyre viteve, duke përmendur të mirat e këtyre manifestimeve tradicionale.

E para, ndër më të rëndësishmet e këtyre takimeve të vendlindjes, thekson Ismet Tafili, ka bërë që të ruhet bërthama e banorëve në fshat, si dhe “sa do pak ka ndikuar që disa familje të mendojnë të kthehen, si Rexhep Hajdini, Nevzad Abdullahu, Zulfi e Latush Krasniqi, sikurse edhe Dervish Dervishi i cili veç ka bërë renovime të shtëpisë. Kthimi i këtyre familjeve dhe qëndrimi i përhershëm i Hafiz Musliut dhe Hamdi Krasniqit, ka bërë që ky fshat të frymojë shqip”.

UBT

Për rolin dhe rëndësinë e këtyre takimeve jubilar folën e dhe kryetari i Këshillit të Fshatit Priboc, Muzafer Fazliu dhe kryetari i Bashkësisë Lokale të Zarbicës, që është nga Priboci Avni Musliu.

Me siç mësohet, jehona e këtyre takimeve dhjetëvjeçare, ka bërë që në këto manifestime të vijnë kësaj radhe edhe bashkëvendës nga Maqedonia, përkatësisht nga Llopati, si dhe në vazhdimësi pribocasit nga Kosova e diaspora, duke sjell me vete kujtimet më të dashura për vendlindjen e tyre. Nëpër këto takime nuk ka munguar edhe prania e mysafirëve special nga vendbanimet tjera, duke veçuar Shaban Bajramin, fotoreporterin e mrekullueshëm, i cili sjell për publikun tonë foto me pamje nga takimet e vendlindjes së Pribocit ndër vite.

Takimet e vendlindjes së Pribocit i karakterizon edhe muzika me këngë e valle popullore, recitimet, pastaj lojërat sportive dhe për fund edhe gostitja me ushqime tradicionale pribocase./sevdail hyseni/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.