HW

Bujanoc: Vendimi politik dhe mediumi publik!

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, gjatë vizitës së tij në Ndërmarrjen Publike Radiotelevizioni „Bujanoci”, ka shfaqur interesimin e tij, për ta ndihmuar përjashtmin e këtij mediumi multietnik, nga zbatimi i ligjit për privatizim.

Për t’i ikur këtij procesi, i cili parashikon privatizimin e medieve në pronësi shoqërore, deri më 30 qershor të vitit 2015, ai, kërkon mbështetjen edhe të pushtetit lokal, për ta gjetur një vendim politik për RTV „Bujanoci”.

Stankoviq, nuk e la pa thënë edhe këtë se “për shkak të rrethit specifik në të cilin gjendet, Radio Televizioni i Bujanocit duhet të tërhiqet nga ligji i cili tani më është aprovuar për privatizimin e mediumeve dhe të mos ketë terr informativ në këtë vend”.

Nuk kemi detaje nga kjo vizitë e Stankoviqit, në RTV „Bujanoci”, se një vendim i tillë politik, a do të vlente edhe për mediumet e tjera në Preshevë dhe Medvegjë, të cilat gjithashtu, janë multietnike dhe kanë për themelues pushtetet lokale!

FIDANISHTJA

Kryetari Stankoviq, mendon vetëm për RTV „Bujanoci”, që të mos privatizohet, a në anën tjetër injoron RTV „Preshevën” dhe Radio „Medvegjën”, të cilat tashmë i kanë bërë propozimet buxhetore për vitin 2015, në sferën e medieve konform Ligjeve aktuale.
Ky qëndrim i kryetarit të Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq, bie ndesh me miratimin e Ligjit nga Parlamenti i Serbisë, për privatizimin e mediumeve shtetërore, pastaj zhgënjen angazhimet e OSBE-së, për progresin e këtyre proceseve si dhe përmbysë iluzionet e Këshillit të ri Nacional, për një televizion rajonal: RTV „Lugina”, selia e të cilit do të gjendej në Preshevës, me korrespodenturat në Bujanoc dhe Medvegjë.

Deklarata e kryetarit Srankoviq, reth mosprivatizimit të RTV „Bujanoci”, do t’i thelloj edhe më shumë ndasitë politike mes komunave në Luginë të Preshevës.

Në fokus të akuzave do të gjendej sërish Bujanoci, i cili për dallim nga Presheva dhe Medvegja, po ka privilegje si në ndarjen e mjeteve financiare nga buxheti republikan dhe donatorët ndërkombëtarë, pastaj edhe për kompetencat tjera rajonale si: vendosja e gjykatës themelore, universiteti, selia e Trupit Koordinues, Këshillit Nacional, tashmë edhe televizioni rajonal!/rajonipress/

Shoqëria Civile “Perspektiva”, në Bujanoc

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.