Eko Higjiena

Bujanoc: Sulmi ndaj kryetarit të republikanëve, akt anticivilizues!

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Kryesia e Partisë Republikane, reagon ashpër kundër sulmit të një grupi huliganësh serbë, ndaj kryetarit të Partisë Republikane, për Bujanoc, Avdil Ramadani.
Në reagimin e Partisë Republikane, bëhet e ditur se në mbrëmjen e të enjtes së 14 prillit, persona të panjohur të nacionalitetit serb, në Bujanoc, duke demoluar bilbordet e republikanëve, kanë sulmuar fizikisht edhe kryetarin Avdil Ramadani, i cili rastësisht qëlloi në momentin e kryerjes së aktit vandal.

Një akt të tillë vandal, Partia Republikane e ka paraqitur në organet kompetente dhe OSBE, duke kërkuar të zbardhet rasti dhe aktorët e kësaj vepre qyqare të nxirren para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.

Mobi Casa

Partia Republikane, bënë të ditur se ky është rasti i dytë brenda 4 muajve, që sulmohet ky subjekt politik. Në natën e 26 dhjetorit të vitit 2015, persona të papërgjegjshëm, thyen dhe demoluan dritaret e zyrës së kësaj partie, dhe aktorët e kësaj vepre akoma nuk janë zbuluar nga organet kompetente, thuhet në reagimin e PR, të nënshkruar nga kryetari i saj z. Avdil Ramadani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.