Eko Higjiena

Bujanoc: Skandali i quajtur dorëzim – pranim…

/ 2 minuta lexim
HW

Ish partia pushtetare në ikje, PD-ja e Nagip Arifit, krenohet se gjatë dorëzimit të postit të kryetarit, i ka lënë pasuri buxhetore Komunës së Bujanocit, mbi 400 mijë euro, a në anën tjetër ankimohet se në mandatin e kaluar e ka pranuar buxhetin me OO dinarë.

Kjo deklaratë skandaloze e ish kryetarit të komunës, Nagip Arifi, nuk mund të arsyetoj skandalin tjetër të radhës, ku mandatin ia dorëzoi zëvendës – kryetarit Stojança Arsiq, në vend se të priste, që në mënyrë transparente t’ia dorëzonte Shaip Kmaberit, kryetarit të ri.

Ish kryetari, Nagip Arifi, i acaruar nga rezultati i zgjedhjeve, që nuk e nxorrën favorit për mandatin e katërt, nuk zgjedh mjete e metoda nga më të ultat për ta deskredituar Koalicionin e ri qeverisës. Ai, assesi nuk pajtohet me humbjen dhe pranon me partinë e Vuçiqit, po ashtu në opozitë, të akuzojnë partitë e Koalicionit qeverisës se nuk do të kenë investime, stabilitet dhe prosperitet.

Zemërimi i ish kryetarit Arifi, nuk mund të zbutet me reagimet e tij dhe subjektit që drejton, me akuza të pa baza, të pa drejta dhe cinike.

Hidromorava

Pamfletet politike, që i lanson Nagip Arifi dhe PD-ja e tij, nuk mund ta nxjerrin nga bataku i skandaleve e sidomos këtij të fundit me dorëzim – pranimin e postit të kryetarit.
Ky skandal provincial lidhet ngush me një fabulë popullore:
– Kur Xhebraili shkon me ja marrë shpirtin një Gjyhnaqari, ai, në shtrat i lutet ta falte se i kishin mbet disa punë pa i mbaruar gjatë verës. Xhebraili, ia pranoi lutjen, por e porositi ta priste në afatin e caktuar i shtrirë në shtar, por nuk e gjeti.

Gjyhnaqari, pas skadimit të afatit, hyp në oxhak për ta mashtruar Xhebrailin. Mirëpo, Xhebraili u ul në krevat dhe vendosi ta priste, kur të kthej ai. Gjyhnaqarit i lodhen duart, duke ndejur varur në oxhak dhe bie poshtë i mbuluar me thirr, blozë e hi.

Xhebraili i tha: – Pse bre burrë nuk ndejte në krevat me ta marr shpirtin, por po shkon në atë dynja me faqe të zezë. Kështu e ka meselja…/rajonipress/

Shoqëria Civile “Perspektiva”, në Bujanoc

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.