UBT

Bujanoc: Shuplakë protestave demagogjike!

/ 5 minuta lexim
FIDANISHTJA

Shoqëria Civile “Perspektiva”, përshëndet mospjesëmarrjen e prindërve në protestat e zhvilluara para shkollave, duke mos rënë pre e manipulimeve të disa liderëve politikë, të cilët deshën, që zilen shkollore ta zëvendësojnë me zilen politike!

Protestat e dështuara para shkollave shqipe në Luginë të Preshevës, janë një shuplakë e fortë lidersh(q)ipit shqiptar, i cili pa menduar mirë dhe pa një unitet ndërpartiak, merr iniciativa, të cilat jo rrallë dalin të vetmuara, naive, madje edhe qesharake.

Problemi i teksteve shkollore në Luginë të Preshevës, jo më pak se 31 vjet, që nga periudha komuniste dhe një problem i tillë përsëritet vit pas viti, pa gjetur ndonjë zgjidhje të përshtatshme për shkollat shqipe në Serbi.

Liderët tanë politikë dhe institucionalë, fort mirë e ditë se shkollat shqipe në Luginë të Preshevës, procesin edukativo –arsimor e zhvillojnë sipas planprogrameve të Serbisë. Ndërkaq, në prononcimet e tyre politike, ata pa ngurrim kërkojnë tekste shkollore nga Shqipëria e Kosova. Po qe se ndodh të vijë ndonjë sasi e libra nga dy shtetet amë, ato do të konfiskohen nga autoritetet serbe dhe s’ka kush tu dalë Zot, ashtu siç ndodhi vitin e kaluar me donacionin e Ministrisë së Arsimit të Kosovës.

Politizimi ekstrem i shkollave shqipe në Luginë të Preshevës, kryesisht këtyre dy viteve të fundit, ka bërë që jeta arsimore në këto komuna të jetë më e rëndë se në periudhën e regjimeve totalitare.

Shembull konkret kemi vizitën e Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik të Serbisë, Sërgjan Vërbiq, në Bujanoc, i shoqëruar nga kryetari i Trupit Koordinues Zoran Stankoviq, të cilët ditën e parë të shkollës sollën disa libra falas për filloristët shqiptarë. Ata, në vend se të priteshin me fishkëllima, brohoritje e protesta të
paralajmëruara, përkundrazi u shoqëruan nga disa zyrtarë shqiptarë, si dhe u gostitën nga po ata liderë institucionalë, të cilët vet e inicuan idenë e protestave para shkollave.

Demagogjia

Dy ditë, para se të vijë ministri serb në Luginë, po të njëjtit liderë akuzuan Ministrisë e Arsimit në Serbi, që nuk po kujdeset për furnizimin e nxënësve shqiptarë me tekste shkollore dhe kërkuan protesta para shkollave.

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, po këta liderë dhanë mesazhin e urimit, për nxënësit dhe profesorët, i cili tingëllonte kësi soji: “Edhe pse këtë vit akademik nuk po e filloni të barabartë me bashkëmoshatarët tuaj të vendeve të Bashkimit Europian, shpreh bindjen se në këtë vit do të tregoni suksese të larta në zotërimin e mësimeve dhe se do t’i përkushtoheni me seriozitetin më të madh procesit edukativ. Po ashtu përgëzoj edhe punonjësit arsimorë, të cilët shpresoj se do të japin maksimunin në misionin e tyre të shenjtë në dhënien e dijes”.

Hidromorava

Shoqëria Civile “Perspektiva”, nuk di si mundet të arrihet dija, edukata e kultura pa libra e tekste shkollore?!

Shkaktarët e politizimit të shkollave shqipe, në Luginën e Preshevës dhe mosbashkëpunimi i sinqertë mes institucioneve komunale me Këshillin Nacional dhe deputetët popullorë, ka bërë që ky vit shkollor të mos jetë aspak më i mirë se ata të viteve të shkuara, bile me përmasa të keqësimit të mëtejmë.

Efekte e një mosbashkëpunimi korrekt, sollën dështimin e protestave para shkollave.

Solidarizimi

Me protestat e dështuara të Luginës u solidarizua vetëm Lëvizja e Vetëvendosjes në Kosovë, e cila në reagim e saj thotë: ““Me metodat e saj segreguese Serbia nuk siguron tekstet, doracakët dhe librat mësimore për nxënësit shqiptarë. Ajo vazhdon të mos lejoj mësimin e kulturës dhe historisë kombëtare shqiptare nëpër shkollat shqipe. Po ashtu, nuk pranon diplomat e Kosovës, si rrjedhim as nostrifikimin e tyre, edhe pse është pretenduar se kjo çështje është zgjidhur me marrëveshjen e dalë nga negociatat në Bruksel. E gjitha kjo po kontribuon në degradimin e shkollave shqipe”.

Në anën tjetër, VV konsideron se “për vite me radhë, qeverisjet në Tiranë e Prishtinë me pasivitetin e tyre, me lëshime ndaj Beogradit, pa strategji për Luginën, pa strategji për shkollat shqipe atje, duke i lënë anash shqiptarët, kanë kontribuar në përkeqësimin e arsimit dhe mosrespektimin e të drejtave për arsimim të shqiptarëve”.

Çmimi

Po ditën e parë të fillimit të vitit të ri shkollor në Luginë të Preshevës, vjen haberi se Universiteti Shtetëror i Tetovës (USHT), këtë vit, ka bërë ngritjen e çmimit dyfish të regjistrimit të semestrit për studentët, që nuk janë shtetas të Maqedonisë. Derisa viteve të kaluara pagesa e semestrit për studentët e rregullt jashtë Maqedonisë ishte 200 euro, këtë vit për një semestër duhet të paguajnë nga 250 deri në 500 euro, varësisht nga drejtimi i
fakultetit. Këtë gjobë të papërballueshme do ta paguajnë kryesisht studentët nga Lugina e Preshevës, të cilat nuk e kanë të zgjidhur problemin e arsimimit të lartë.

Po sikur edhe Universitet e shtetit amë të veprojnë kështu, atëherë shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk do ta kenë vetëm hallin e arsimit fillor e të mesëm, por edhe atë të shkollimit të lartë, thuhet në reagimin e Shoqërisë Civile “Perspektiva” në Bujanoc.
Shoqëria Civile “Perspektiva” në Bujanoc./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.