ARKATANA

Bujanoc: Shpallet Lista e Shoqërisë Civile “Perspektiva”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Komisioni Zgjedhor Republikan, në mbledhjen e mbajtur, dje, në Beograd, ka shpallur zyrtarisht Vendimin për Listës zgjedhore të Shoqërisë Civile “Perspektiva”, me moton: “Për ardhmërinë e shqiptarëve në Serbi-Sevdail Hyseni”.

Lista e Shoqërisë Civile “Perspektiva”, është e pesta me radhë, që do të garoje në zgjedhjet e 26 tetorit për Këshillin Kombëtar Shqiptar.

Listën “Për ardhmërinë e shqiptarëve në Serbi – Sevdail Hyseni” e përbëjnë njerëz të profile të ndryshme, që vijnë nga shoqëria civile “Perspektiva” në Bujanoc.

UBT

Krahas Listës së Shoqërisë Civile “Perspektiva”, në zgjedhjet për këshillat e pakicave kombëtare në Serbi, marrin pjesë edhe Listat: Partia Demokratike – dr. Nagip Arifi, e cila është në koalicion me Bashkimin Demokratik të Luginës – dr. Skender Destani, pastaj Koalicioni i shqiptarëve të bashkuar – Jonuz Musliu (në përbërje të Partisë Demokratike Shqiptare, Lëvizjes së Progresit Demokratik dhe Rilindjes Demokratike), Koalicioni për të drejtat e shqiptarëve – Galip Beqiri, së bashku me Unionin Demokratik Shqiptar – Rahmi Zylfiu dhe Grupimi i qytetarëve “Nagip Taipi”.

Për dallim nga zgjedhjet e kaluara të Këshillit Nacional, në të cilën morën pjesë vetëm dy parti politike, kësaj radhe i gjithë spektri politik merr pjesë në këtë proces zgjedhor me tri koalicione, duke llogaritur edhe shoqërinë civile dhe grupimin e qytetarëve.
Vlen të thekësohet se të gjithë bartësit e këtyre Listave zgjedhore janë nga Bujanoci, tre vetëm nga Tërnoci, duke lënë anash Komunën e Preshevës dhe atë të Medvegjës.

Selia e Këshillit Nacional, gjendet në Bujanoc dhe në mandatin e kaluar, kryetar i këtij institucioni, ka qenë nga Komuna e Bujanocit, njofton Shoqërai Civile “Perspektiva” në Buajnoc./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.