KKVITI

Bujanoc: Rruga e Zarbicës e sakrificës dhe perspektivës

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Java e fundit e muajit gusht, solli një surprizë të këndshme për banorët e Malësisë së Bujanocit. Lajmi i shumëpritur për fillimin e asfaltimit të rrugës: Muhoc – Zarbicë, i dha fund dilemave shumëvjeçare për pamundësinë e rregullimit rrugor, duke mbushur gëzim dhe emocione, jo vetëm banorët e Malësisë së Bujanocit, por gjithë komunitetin shqiptar në Luginë dhe më gjerë

E premtja e 26 gushtit, do të mbahet mend për fillimin e një projekti infrastrukturor, shumë të përfolur e asnjëherë të realizuar, që nga periudhat e pushteteve komuniste, socialiste, madje edhe demokratike!

Pushteti i ri komunal i qeverisur nga Shaip Kamberi, një mik i sinqertë i malësorëve, e mbajti fjalën e dhënë se rruga e Zarbicës do të asfaltohet nga “një pjesë e madhe e buxhetit të komunës, për të realizuar ëndrrën 40 vjeçare, për kthimin e jetës së njerëzve në këto vendbanime”.

Kthimi i besimit

Pushteti popullor i Shaip Kamberit, gjithashtu, korrigjoi një padrejtësi ndaj malësorëve, që pushteti i dikurshëm ia kishte ngarkuar me pa të drejtë, për pjesëmarrje në asfaltimin e rrugës me 30 për qind nga shuma e përgjithshme e kostos së këtij projekti.

Lirimi nga kjo gjobë e malësorëve, kthen besimin te institucionet komunale, të cilat u patën lëkundur gjatë mandatit të kaluar, kur ish pushteti luante me ndjenjat e banorëve të braktisur nga vatrat stërgjyshore dhe manipulonte me ata pak banorë, që i zbardhte drita mbi maje kodrash, të privuar nga e drejta për jetë normale infrastrukturore.

Mobi Casa

Një rrugë me dy çmime e me dy afate kohore për asfaltim, tregon qartë se ish pushteti ka irituar malësorët, të cilat nga dëshira e madhe grumbulluan mjete pa kthim, vetëm e vetëm të realizohet ëndrra e tyre shekullore për asfaltimin e rrugës së Zarbicës. Por, nuk janë vetëm malësorët e irituar me ish pushtetin, të mllefosur e të zemëruar janë edhe banorët e qytetit të Bujanocit, të cilët tashmë kanë ngritur zërin rreth projektit me lëshime dhe mangësi rreth-rrotullimi në hyrje të qytetit, pastaj projekti tjetër i restaurimit të qendrës së qytetit, projekt i cili gëlltiti me beton lashtësinë e një trashëgime kulturoren, që për botën e qytetëruar paraqet një krim të rëndë kulturor. Këto projekte, të cilat kapin vlerën e miliona eurove, duhet të rishikohen e madje të vihen nën hetim financiar.

Perspektiva

Pas kaq shumë përpjekjesh, vuajtjesh, sakrificash, rruga e idealit po e sheh dritën e fillimit të punimeve, duke lënë anash edhe thashethënat se rregullimi i rrugës së Zarbicës është një mision i pamundur. Po ashtu, fillimi i punimeve të asfaltimit të rrugës, përmbush amanetin e Doktor Ilazit nga Novosella, i cili dikur pat shitur tokat e baballëkut për ta rregulluar rrugë e Zarbicës.
Rruga e Zarbicës është e një rëndësie të veçantë, ngase lidh natyrshëm 4 bashkësi lokale: Zarbicën, Muhocin, Breznicën dhe Tërnocin me mbi 10 mijë banorë.

Banorët e Malësisë së Bujanocit, pavarësisht se ku jetojnë, në maje të kodrave, në qytete, komuna e shtete, duhet t’i lënë anash përçarjet, përgojimet , shantazhet e të bashkëpunojnë me pushtetin komunal, për realizimin e këtij projekti rrugor, i cili me realizmin e tij kthen shpresat për kthimin e jetës në Malësi të Bujanocit.
Kjo është perspektiva e atyre pak banorëve, që jetojnë në Malësi dhe të atyre, që mendojnë të kthehen ndonjëherë në vatrat e tyre stërgjyshore./rajonipress/

Shoqëria Civile “Perspektiva”, në Bujanoc

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.