Fundamenti

Bujanoc: Republikanët reagojnë kundër sulmit të huliganëve serbë, ndaj familjes Bajrami

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Kryesia e Partisë Republikane, sot ka vizituar familjen Bajrami, nga Suharrna e Bujanocit, e cila te premten e 22 prillit, ishte cak i sulmit të një grupi prej 11 huliganësh serbë, të cilët pa asnjë arsye depërtojnë në pronën private të kësaj familje, duke i shkaktuar shqetësime dhe trauma.

Pas një kacafytjeje mes familjes së Selami Bajramit, kryetar i Bashkësisë Lokale të Zarbicës dhe grupit të huliganëve serbë, vijnë policia e cila pas një intervenimi arrijnë të shmangin një tragjedi njerëzore, por në anën tjetër në vend se të ndëshkojnë huliganët e papërgjegjshëm, burgosin djalin e Bajramit, Fitim Bajrami, i cili për momentin gjendet në burgun e Vranjës.

Në bazë të deklaratave të familjarëve Bajrami, nuk është hera e parë, që huliganët serbë nga Vranja e sulmojnë këtë familje dhe ata pak banorë, që jetojnë në brezin kufitar Kosovë – Serbi. Gjithashtu, gjatë këtij takimi, mësohet se shkaktar i këtyre incidenteve merret pylltari nga Kompania “Serbia Shuma”, i cili është një serb nga Kosova, me një disponim antishqiptar, provokon banorët e Suharrnës dhe më gjerë me fjalët më vulgare dhe provokative: “Do t’u kallim gjithë shqiptarëve”, “Do t’u shfarosin të gjithëve” e kështu me radhë.

Republikanët, gjithashtu, mësojnë nga familja Bajrami, se jo më larg se vitin e kaluar, kriminelët serbë ia vranë një bik dhe ia therrën një kali, raste këto, të cilat u lajmëruan në policinë e Bujanocit, Vranjës dhe autoritetet komunale, mirëpo deri sot asnjë rast nuk është zbardhur, ashtu siç nuk është ndriçuar as rasti i sulmit me thikë të djalit të Bajramit, Ilmi Bajrami, nga një grup serbësh nga Vranja.

FIDANISHTJA

Partia Republikane, rastin e të premtes dhe të gjitha rastet e tjera, me të cilat është shqetësuar familja Bajrami dhe familjet e tjera të Malësisë së Bujanocit, do t’i alarmojë para institucioneve vendore e ndërkombëtare, duke mos përjashtuar as OSBE-në.
Partia Republikane, këtë sulm barbar të huliganëve serbë, dy ditë para zgjedhjeve lokale të 24 prillit, e konsideron si prishje të heshtjes zgjedhore, e cila është bërë e orkestruar mirë nga qarqe të ndryshme për të mbjell panik tek elektorati shqiptar i Malësisë, për të mos dal me votuar të dielën e 24 prillit.

Partia Republikane, apelon te banorët e Malësisë, të mos bien pre e provokimeve të Beogradit, i cili me padurim pret të nxit incidentet e kaluara, për të zbrazur këtë rajon nga ata pak shqiptarë, të cilët llogariten si roja e viseve etnike.

Partia Republikane, gjithashtu, kërkon nga faktori relevant shqiptar, nga institucionet komunale e shtetërore, nga faktorët ndërkombëtarë, që të bëjnë trysni te Beogradi, që të heq dorë nga dhuna shtetërore, kundër banorëve të Malësisë së Bujanocit, të cilëve me të padrejtë i shlyhen nga evidence e gjendjes civile, u pasivizon vendbanimet, si dhe i sulmohen ne prag të shtëpisë, duke i bastisur, plaçkitur dhe burgosur, vetëm e vetëm se janë shqiptarë, njofton Shërbimi për Informim i Partisë Republikane nga Bujanoci./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.