HW

Bujanoc: Republikanët në takim me OSBE-në

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në selinë e Degës së Partisë Republikane, në Bujanoc, u zhvillua një takim me Shefin e ri të zyrës së Organizatës Europiane për siguri dhe bashkëpunim (OSBE), në Bujanoc, z.Xhefri Billi.

Drejtuesit e degëve të Partisë Republikane për Bujanoc dhe Preshevë: Avdyl Ramadani dhe Driton Ajeti, e njoftuan përgjegjësin e zyrës së OSBE-së në Bujanoc, për rolin dhe misionin e kësaj partie në zgjidhjen e problemeve të pakicave kombëtare në Serbi, duke llogaritur edhe komunitetin shqiptar.

Gjithashtu, gjatë këtij takimi u diskutua për problemet me të cilat po ballafaqohen qytetarët shqiptarë rreth vazhdimit të dokumenteve të identifikimit, shlyerjes nga regjistrat e votimeve dhe të vendbanimeve, pastaj për krizën ekonomike, moszhvillimin ekonomik, si dhe probleme të tjera në fushën e arsimimit të lartë, nostrifikimin e diplomave dhe qarkullimin e lirë ndërkufitar.

Uji Dea

Shefi i ri i zyrës së Organizatës Europiane për siguri dhe bashkëpunim (OSBE), në Bujanoc, Xhefri Billi, u interesua për veprimtarinë e këtij subjekti të ri politik, rreth mbështetjes së qytetarëve dhe angazhimet që do t’i ketë ajo në zhvillimin dhe afirmimin e të drejtave të pakicave kombëtare në Serbi.

Avdyl Ramadani nga Bujanoci dhe Driton Ajeti nga Presheva, shpalosën qëllimet programore të Partisë Republikane, prioritetet e saj dhe angazhimet për një jetë më të mirë të qytetarëve të kësaj komune dhe më gjerë, në këto hapësira, duke u nisur nga stabiliteti politik e ekonomik, avancimi i arsimimit të lartë, zbutja e papunësisë dhe integrimi i pakicave kombëtare në organet komunale dhe qendrore.

Drejtuesit e Partisë republikane për Luginë të Preshevës, falënderuan përfaqësuesin e OSBE-së, për këtë vizitë me karakter pune, duke e çmuar lartë misionin e saj, në rrugën e realizimit të të drejtave të qytetarëve pa dallim etnie, kulturore e fetare, njofton Shërbimi për Informim i Degës së Partisë Republikane për Bujanoc./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.