Fundamenti

Bujanoc: Pushteti i asfaltit dhe betonit

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Bujanoc- Pushtetit lokal multietnik në Bujanoc, sa më shumë po i ofrohet skadimi i mandatit, aq më shumë po tregohet me nënshkrimin e projekteve në fushën e përparimit të infrastrukturës.

Pushteti i asfaltit dhe betonit, këto muajt e fundit, jo vetëm që ka nënshkruar me dhjetëra kontrata infrastrukturore, por edhe ka nisur disa sish t’i realizoj në prag të dimrit dhe në prag të mandatit.

Ky pushtet alamet koalicioni, i cili ka lidhje kumbarie me Trupin Koordinues, i ka hapur qeset buxhetore për të shkruar rrugë asfalti, për të rregulluar sheshe dhe unaza qarkore, për të ngritur godina etj – etj.

Pse ky pushtet të gjithë këto para të taksapaguesve dhe të donatorëve ndërkombëtarë i orienton vetëm në asfalt dhe beton?!

Para se të japim përgjigje në këtë pyetje karakteristike, do të shpjegojmë një fenomen të pazakontë të strukturave udhëheqëse komunale. Këto struktura kuazikadrovike e kanë shpërlarë trurin me beton, thjesht, u është asfaltuar truri dhe mendja dhe ata nuk dinë të flasin ndryshme.

Këtë gjuhë betoni ua ka mësuar praktika e ardhjes sa më të shpejt te fitimi. Kështu që sa më afër përfundimit të mandatit, ata po mundohen edhe arat e bukës t’i shtrojnë me asfalt.

Mobi Casa

Ndërsa sa i përket pyetjes pse ky pushtet investon më shumë në asfalt, se sa në kulturë, arsim, informim, ekologji etj. Përgjigja është e shkurt dhe e qartë: “Asfalti mbush xhepat e zyrtarëve të pushtetit me para, më shumë se sa kanë fletë librat e gjitha bibliotekave të Luginës, më shumë se sa këngët e vallet popullore dhe më shumë se jehona e informimit shqip”.

Të gjitha këto investime në infrastrukturë, po bëhen në kohën kur shqiptarët jo vetëm të Komunës së Bujanocit, por më gjerë në Luginë, po shtrydhen dhe varfërohen jo vetëm nga skamja e mjerimi, por edhe nga varfëria shpirtërore e kulturore dhe politizimi në ekstremitet të arsimit, i cili asnjëherë si sot nuk ka qenë i diskriminuar, i përbuzur dhe i nënçmuar.

Nga kriza e madhe ekonomike dhe diskriminimi shtetërore, pak shqiptarë ka që t’i gëzoj këto vlera asfalti dhe sheshe betoni, të cilat rrezatojnë ftohtësi te shpirtat e zhuritura dhe barqet e zbrazura të qytetarëve tanë.

Duke lënë anash financimin e dinjitetshëm të vlerave kulturore, arsimore e informative, ky pushtet do të hyjë në historinë e këtij rajoni, për zhvillimin e asfaltit dhe betonit, nga të cilat përparime, ai, pret përfitime materiale dhe vota elektorale.

Sa më shumë asfalt e beton, aq më shumë ngritet shkalla e papunësisë, migrimi i qytetarëve, zvogëlimi i numrit të nxënësve nëpër shkolla, bllokimi i librave nëpër dogana dhe boshatisja e vendbanimeve shqiptare, të cilat nga autoritetet e stacioneve policore po shpallen të pasivizuara dhe po u shlyhen dokumentet e identifikimit të banorëve të zonave kufitare.

Pushtetit lokal multietnik në Bujanoc, nuk i pengojnë këto shqetësime qytetare, as zërat e shoqërisë civile, as mediumet informative, ngase ai, është pushtet e hyzmet njëkohësisht, apo jo thuhet në reagimin e Shoqërisë Civile “Perspektiva”, në Bujanoc./rajonipress/