ARKATANA

Bujanoc: Organizim i dobët i Festës së Flamurit Kombëtar

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Komuna e Bujanocit, nuk mban mend, gjatë historisë së saj, të ketë organizuar më keq e më dobët, kremtimin e Ditës së Flamurit Kombëtar. Qyteti i Bujanocit, nuk u stolis, si dikur, me flamuj kuq e zi, e bile munguan edhe bilbordet me urime: “Gëzuar 28 nëntori, 103 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë!”.

Kravatat e kuqe solemne, të liderëve institucionalë, nuk arritën të grumbullojnë para selisë së Këshillit Nacional, as dhjetëra qytetarë!

Arsyet pse kjo festë, kaq e dashur për shqiptarët, doli e zbehtë e keqe dhe e dobët, në Bujanoc, janë të shumta dhe të kuptueshme.

Ndasitë partiake, klanore e grupore, nuk lejuan, që shqiptarët të jenë bashkë, të pakën gjatë kremtimit të Festës së Flamurit Kombëtar. Kjo dukuri, në Bujanoc e në Luginë, është më e dëmshme se sa moslejimi me ligj i përdorimeve të simboleve kombëtare nga Serbia.

Hiç më larg se para 5 vitesh, kur edhe atëherë ka qenë i ndaluar përdorimi i lirë i Flamurit kombëtar shqiptar, e as që ka qenë i formuar Këshilli Nacional, në qendër të Bujanocit, para godinës së komunës, mezi ke mundur ta vësh këmbën, nga turma e madhe e njerëzve dhe surprizat nga më atraktivet, si ajo e panove, fanelave kuq e zi, flamujve etj.

Këshilli Kombëtar Shqiptar i Luginës së Preshevës, selia e të cilit gjendet në Bujanoc, ka 5 vite që është formuar dhe akoma, nuk e ka shfrytëzuar të drejtën e kompetencave, për të dhënë, të paktën propozimet e simboleve dhe shenjave festive të pakicës shqiptare në Serbi.

KKVITI

Me sa sy e faqe, liderët e pushtetit lokal, me kravata të kuqe deri në brez, dalin para kamerave televizive e derdhin lot krokodili se Beogradi, nuk ua ka zgjidhur me ligj përdorimin e lirë të simboleve kombëtare?!

Sa me paturpësi ata trumbetojnë se janë të diskriminuar nga Beogradi, kur serbes, në godinat e pushteteve komunale, në të cilat qeverisin prej vitesh, në mënyrë të jashtëligjshme e ngritin Flamurin Kombëtar Shqiptar, e nuk përgjigjen para drejtësisë, si pararendësit e tyre, ndaj të cilëve akoma udhëhiqet procedurë gjyqësore, e madje disa nga ta edhe e kanë braktisur vendin, për akuza të tilla?!

Por, liderët e pushteteve tona lokale, janë mësuar me dështime. Ata, nuk u skuqën si kravatat e tyre të kuqe, nga mospërgjigja e qytetarëve në ftesën për kremtimin e Flamurit Kombëtar. Ata, nuk janë skuqur as kur u janë konfiskuar librat, të cilat vetë i kërkuan nga
Ministria e Arsimit të Kosovës, pastaj nuk u turpëruan, kur para hundëve të tyre, xhandarmëria hoqi Lapidarin e UÇPMB-së, e gabime të tjera, me thes, rreth formimit të „Zajednicës” e mosrealizimit të marrëveshjeve, të cilat i nënshkruan e kurrë nuk i implementuan! Ata, nuk skuqen, ngase paguhen mirë nga shteti, i cili i favorizon me paga të majme, projekte kapitale e privilegje të tjera.

Mirëpo,mjerisht, Kravatave të Kuqe, u ka mbetur edhe pak pushtet, deri te zgjedhjet e reja, për ta korrigjuar nivelin dhe mënyrën e komunikimit të tyre me qytetarët, pa të cilët jo vetëm, që s’do të kenë vota, por as manifestime me dinjitet!/rajonipress/

Shoqëria Civile “Perspektiva”, në Bujanoc

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.