United Hospital

Bujanoc: Koalicionet e shpifura parazgjedhore

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Zgjedhjet për këshillat nacionale në Serbi, të cilat do të mbahen, më 26 tetor, të këtij viti, kanë vënë në veprim pesë lista shqiptare, prej tyre 3 politike dhe 2 nga radhët e shoqërisë civile dhe grupimit qytetar.

Për dallim nga zgjedhjet e kaluara të Këshillit Nacional, të cilat bojkotoheshin nga shumica e partive politike, kësaj radhe interesimi për të marrë pjesë aktive në këto procese të rëndësishme shoqërore, pushtoi spektrin politik dhe apolitik të Luginës së Preshevës.

Kësaj radhe klasa politike shqiptare, nuk pat shumë nevojë të loboj te faktorët relevantë shqiptarë dhe te faktori ndërkombëtarë, për të marrë pjesë në zgjedhjet nacionale.
Politizimi i shkollave rreth emërimit të drejtorëve dhe kompetencat përkatëse në disa fusha të tjera të Këshillit Nacional, ka bërë që partitë politike të ngarendin me të katërta për ta administruar këtë institucion reprezentatues të shqiptarëve.

Dominimi politik i Këshillit Nacional, nga partitë të cilat, në mandatin e kaluar e bojkotuan këtë institucion, nxori në sipërfaqe disa kalkulime, jo të lakmueshme nga elektorati.

Formimi i koalicione të partive politike u bë ad hoc, për të mos thënë shkel e shko.
Për dallim nga Partia për Veprim Demokratik e cila së bashku me Unionin Demokratik Shqiptar, përbëjnë një koalicion deri diku natyral, koalicionet e tjera politike janë të shpifura.

Partia Demokratike, Lëvizja e Progresit Demokratik dhe Rilindja Demokratike, me një anë dhe Partia Demokratike dhe Bashkimi Demokratik i Luginës në anën tjetër, nuk mund të themi se përbëjnë koalicione të natyrshme.

Uji Dea

Pse, sepse në Komunë të Preshevës, janë në bashkëqeverisje PDSH, DDL dhe Rilindja Demokratike, ndërsa në Bujanoc PD e LPD.

Në vend se të dalin me lista të përbashkëta partitë që vetëqeverisin pushtet lokale, një kombinacion i tillë këtyre Listave u ka sjellë telashe në fushatën elektorale. Në këtë drejtim, gjithashtu, gjatë këtyre tubimeve elektorale, duke lavdëruar secila palë Listat e veta, ka zbeh Marrëveshjen, që pas zgjedhjeve, nëse këto dy koalicione e fitojnë shumicën do ta bëjnë për kryetar të Këshillit Nacional, Jonuz Musliun. Shikoni tubimet elektorale dhe binduni për zhurmërinë e tyre propagandistike.

Këto lëvizje të çakorduara politike në zgjedhjet e reja të Këshillit Nacional, ka bërë që elektorati ta kuptoj se lufta për ta pushtuar këtë institucion do të jetë e pakompromis dhe me tendenca politike. Nëse për katër vjet rresht e kemi akuzuar ish Këshillin Nacional, për njëanshmëri, për ngjyrime politike dhe gabime të shumta, atëherë del se po erdhën këto koalicioni jo vetëm që nuk depolitizohet ky institucion, por për shumë nuanca do t’ia tejkaloj atij të mëparshmit.

Dalja në sipërfaqe e shoqërisë civile dhe grupimit të qytetarëve dhe angazhimi i tyre në këto zgjedhje me karakter nacional, i kanë dhënë freski këtyre proceseve, duke ia humbur kuptimin politik që kishte dikur ky institucion.

Elektorati është,ai, i cili me votën e veta bënë ndryshime, për të mos na u përsëritur përvoja e hidhur e gabimeve, që ne si shoqëri kemi kaluar nëpër këto procese shumë të rëndësishme për ardhmërinë e shqiptarëve në Luginë she më gjerë, njofton Shoqëria Civile “Perspektiva” në Bujanoc./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.