ARKATANA

Bujanoc: Iku “Karaxhorgje” erdhi “Skënderbeu”!

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Fundi i qershorit, për Parlamentin lokal të Bujanocit, do të mbahet mend, për një vendim të përbashkët të këshilltarëve shqiptarë, të këtij institucioni të lartë vendor, për ndryshimin e emrit të sheshit nga “Karaxhorgje Petroviq”, në “Skënderbeu”.

Një vendim i shumëpritur për ndërrimin e sheshit të qytetit të Bujanocit, u miratua dy muaj e disa ditë, nga zgjedhjet e reja lokale dhe parlamentare në Luginë të Preshevës.

Në mandatin e kaluar të qeverisjes lokale, Partia për Veprim Demokratik, në cilësinë e opozitës pati insistuar disa herë ta fus në rend dite të seancave kuvendore, çështjen e ndërrimit të emrit të sheshit të qytetit, mirëpo pa sukses. Kurse tashti PVD, në cilësinë e pozitës, arriti t’i bashkoj këshilltarët e partive politike shqiptare, për të marrë një vendim me rëndësi për qytetarët e Komunës së Bujanocit.

Odisejada e ndërrimit të rrugëve dhe shesheve në Komunën e Bujanocit, vazhdon qe disa vjet, duke u bërë nganjëherë mollë sherri mes këshilltarëve shqiptaro-serbë, nga të cilët përfitonte Qeveria e Beogradit, e cila mbillte përçarje mes të deleguarve shqiptarë dhe favorizonte me pushtet serbët lokalë.

Çarshia e Bujanocit, flet serbes se ky unifikim i këshilltarëve shqiptarë nuk vjen vetëm me figurën e madhërishme historike të Skënderbeut, por edhe lëvizjet e fundit të pushtetit qendror të Beogradit, i cili në mënyrë selektive bëri spastrim etnik në kreun komandues të stacionit policor në Bujanoc, duke larguar nga pozitat komandosët shqiptarë dhe zëvendësimi i tyre me kuadro serbe si dhe vendosja e shtatores gjigante të Car Lazarit në Mitrovicë të veriut, me rastin e shënimit të Vidovdanit, më 28 qershor, kur para disa vitesh ish satrapi i Ballkanit Millosheviqi, arriti t’i grumbulloj në tubimin e Gazimestanit mbi një milion qytetarë, për ta shuar me gjak e hekur Autonominë e Kosovës.

ARKATANA

Vlen të theksohet se Komisionit për emërimin e rrugëve dhe shesheve në Komunën e Bujanocit, viteve të fundit, i patën arritur disa propozime: “Sheshi Skënderbe”, “Sheshi i Tolerancës”, pastaj Sheshi “Nëna Tereze” , “Sheshi i paqes” e kështu me radhë.

Mirëpo, më në fund, triumfoi vullneti politik i shqiptarëve, që Sheshi i Qytetit të Bujanocit, ta marrë emrin e merituar, në përputhje me kërkesat legjitime të këshilltarëve shumicë në parlament, për të sjell një vendim të mirëpritur nga ata që i kanë votuar për t’i përfaqësuar denjësisht në parlament.

Pavarësisht, qëndrimit të Ministrisë së Administratës shtetërore dhe vetadministrimit lokal, në Beograd, se a do ta shpall zyrtare një vendim të këshilltarëve komunalë të Bujanocit, rreth ndërrimit të emrit të sheshit të qytetit në Bujanoc, një akt i tillë i qëlluar do t’i bashkoj edhe më shumë faktorët institucionalë shqiptarë, në rrugën e realizimit të kërkesave të tyre për më shumë të drejta në jetën politike dhe ekonomike të vendit./rajonipress/

Shoqëria Civile “Perspektiva”, në Bujanoc.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.