Fundamenti

Bujanoc: Humb jetën tragjikisht në aksident një i ri nga Tërnoci

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Bujanoc– Një aksident që ka ndodhur të mërkurën mbrëma, në Bujanoc, përkatësisht në rrugën e Kosovës, humb jetën tragjikisht një i ri nga Tërrnoci, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

Aksidenti ka ndodhur si pasojë e përplasjes së një motoçiklete (Skuter) të cilën e ngiste R. M. (nxënësi që sapo ka kryer vitin e tretë të shkollës së mesme) dhe një veture, të tipit Audi, me targa BU, përderisa motoçikleta po udhëtonte nga Tërnoci në drejtim të Bujanocit.

Nga vendi i ngjarjes shihet se, deri te përplasja e motoçikletës në automjetin ka ndodhur si pasojë derisa automjeti ka prerë rrugën nga ana e djathtë, respektivisht për daljen nga rruga kryesore, dhe hyrjen në njërën nga rrugicat e rrugës së Kosovës.

Uji Dea

Ngjarja e rëndë tragjike ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes të së mërkurës, me ç`rast ka shqetësuar banorët, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti, ndërkohë që personi që ngiste veturën është ndaluar nga policia.

Ndërsa, policia ka vazhduar hetimet në vendngjarje,vëzhgimin e vendit të aksidentit tragjik rreth orës 22:30 e ka bërë edhe prokurori./Metali Krasniqi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.