ARKATANA

Bujanoc: Dora e hallallit dhe goja e çakallit!

/ 2 minuta lexim
HW

Solidarësia te shqiptarët, është një ndjenjë e theksuar dhe e dëshmuar ndër shekuj. Dora e shqiptarit, nuk është ndalur kurrë, duke ofruar bamirësi e pajtim.

Kjo dorë e shtrirë e hallallit, ka prekur çdo cep të Atdheut të cunguar, duke kaluar shpesh edhe kufijtë nacionalë.

Nga Presheva deri në Prevezë, dora e hallallit, ka vepruar me moton: “Kush punon me zemër, nuk lakmon për emër!”.

Po sot ku mbeti rahmeti, humaniteti, solidarësia dhe bujaria shqiptare?!
Politizimi i kësaj sfere të bamirësisë përmes shoqatave të ndryshme me karakter humaniteti, pastaj partitë politike dhe fondet komunale e qeveritare, kanë bërë që krahas dorës së hallallit, të veprojë edhe goja e çakallit!

Për dallim nga e shkuara, sot, mjerisht nevojtarët shikohen me syze politike, partiake e pushtetare.

Dora e hallallit, kohëve të fundit, po vepron me dorëza, duke u shtrirë vetëm për ata që janë me ngjyrë, politike e pushtetare.

Hidromorava

Ky hallallëk shkon edhe më thellë. Disa njerëz, që ne i quajmë të parë, bëjnë “sevapë” me paratë e Qeverisë, me paratë publike, e jo me ato që i kanë nga baballëku e hallallëku!
Shembull baba-dimri, ekziston me mjekër, dorëza, kapele e garderobë jo të zakonshme, për të ofruar dhurata. Po u zbulua fytyra e tij, ai, më nuk është baba-dimër, ngase kuptohet kush është dhe atë të mirë e bënë për emër e jo me zemër!

Goja e çakallit është ajo, që dorës së hallallit, ia ka humbur kuptimin, të cilin e kishte dikur…

Kjo gojë, që në popull njihet si goja e çakallit, akoma nuk është ngopur me hajni e korrupsion.

Lufta mes dorës së hallallit dhe gojës së çakallit, do të vazhdojë edhe në të ardhmen, përderisa shoqëria jonë nuk vetëdijësohet për t’i thënë “Ndal!” haramit, të keqes, që po na përsëritet brez pas brezi, mandat pas mandati etj-etj./rajonipress/

Shoqëria Civile “Perspektiva”, në Bujanoc

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.