KKVITI

Bujanoc: Dita e të drejtave të njeriut

/ 3 minuta lexim
HW

10 dhjetori është një ditë e shënuar historike në kalendarin e të drejtave botërore të njeriut.Kjo ditë, që bie në ditën Ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, shënohet me një varg manifestimesh të ndryshme, në kujtim të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut (1948).

Kjo ditë, kaq e rëndësishme e korpusit të të drejtave individuale dhe kolektive, të shqiptarëve në Serbi, e posaçërisht në Luginë të Preshevës, po shënohet sa për të thënë.

Shqiptarët e jugut të Serbisë, nuk mund të krahasohen as për së afërmi me serbët e veriut të Kosovës, në sferën e të drejtave dhe lirive të njeriut.

Beogradi, për ato të drejta, që kërkon për serbët në Kosovë, ua mohon qytetarëve shqiptarë, ashtu siç i injoron edhe konventat ndërkombëtare, që kanë të bëjnë me të drejtat e pakicave në Serbi.

Po shqiptarëve të Luginës, nuk u shkelen dhe nëpërkëmben të drejtat themelore vetëm nga organet shtetërore, por edhe nga ato lokale, për të cilat u sakrifikuan dhe u flijuan brez pas brezi.

Këto probleme, më së miri i dinë, por që ngurrojnë t’i thonë publikisht, organizatat joqeveritare që merren me mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

FIDANISHTJA

Dikur e kishim më lehtë të kritikojmë Beogradi dhe pushtetet lokale të udhëhequra nga serbët, për diskriminim nacional e racor, por sot si të protestohet kundër një udhëheqjeje e cila ka ardhur me votën e qytetarëve shqiptarë.

Pushtetet lokale në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, po i shkelin të drejtat e qytetarëve shqiptarë në punësim, shkollim, integrim etj.

Nuk ka rajon më specifik, si ky i Luginës së Preshevës, ku të drejtat e njeriut shkelen çdo ditë, duke u nisur nga ato më themeloret: ekzistenca.

Se sa cenohen të drejtat e njeriut shqiptar në Serbi, shikoni raportet vjetore të Këshillave për të Drejta e Njeriut dhe do të tmerroheni se si pas kaq vjetësh të luftës për liri, e drejta e shqiptarit përbuzet, injorohet e nëpërkëmbet, vetëm se është shqiptar!

Një mendimtar shqiptar ka thënë, po parafrazoj: “Bukë e kripë mund të sigurojmë edhe nënë thundrën e armikut, por kemi nevojë për gjellën e shpirtit, e ajo është kultura”.

E njerëzit pa dije e kulturë nuk e dinë sa është “boll”, duke i diskriminuar të tjerët nga pozita e pushtetit, vetëm se nganjëherë nuk mendojnë si ata, nuk i takojnë të njëjtës parti a shoqëri!/rajonipress/
Shoqëria Civile “Perspektiva”, në Bujanoc

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.