ARKATANA

Bujanoc: Bisedat informative…

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Drejtoria në Vranjë, ka marrë në të të ashtuquajturat bisedë informative kryetarin e Degës së OVL-së, të ish UÇPMB-së, për Bujanoc, Afrim Agushi.

Si pretekst i kësaj bisede merret kinse organizimi i manifestimit të fundit “Epopeja e UÇPMB-së”, më 21, 22 dhe 23 nëntor 2014.

Në biseda të tilla informative nga organet e Punëve të Brendshme të Serbisë, janë marrë edhe kryetari i OVL-së nga Presheva, Nazmi Hajredini dhe Edmond Isufi, ish kryetar i Degës së OVL-së në Bujanoc.

Të tre drejtuesit e OVL-së janë në procedurë paraprake të hetimit për shkak, siç thuhet në ftesë, “të veprës penale nxitje të urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare si dhe intolerancë sipas nenin 317/1 të Ligjit Penal të Republikës së Serbisë”.

Ky presion i pjesëtarëve të organeve të punëve të brendshme të Serbisë, ndaj veprimtarëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë UÇPMB, bëhet për të minimizuar, ose për t’i eliminuar fare veprimtaritë kushtuar përvjetorëve të UÇPMB-së.

Kryetari i OVL-së për Bujanoc, Afrim Agushi, në konferencën për gazetarë apeloi “se po u vazhdua nga organet shtetërore merrja në pyetje e ish pjesëtarët e UÇPMB-së, pastaj po që se nuk merret pëlqime nga organet kompetente për mbajtjen e përvjetorëve të UÇPMB-së, OVL nuk do të insistoj në mbajtjen e organizimeve të tilla për mbrojtjen e
vlerave të dëshmorëve të kombit, ngase po mungon edhe përkrahja politike e institucioneve vendore.

Praktika e marrjes në të të ashtuquajturat biseda informative, nuk është e sodit, ajo ka ekzistuar edhe më herët në regjime shumë më të egra dhe ekstreme. Ato për dallim nga sistemi i kaluar bisedat informative me krerët e OVL-së, siç thonë ata janë zhvilluar pa gjuhën e forcës, dhunës psikike dhe fizike.

FIDANISHTJA

Hiç më larg se para 3 viteve, udhëheqësit e RTV “Bujanoci”, me gazetarë e kameramanë, me ditë, javë e muaj janë përballur me të të ashtuquajturat biseda informative nga ish pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, për shkak emetimit të manifestimeve kushtuar përvjetorëve të UÇPMB-së.

Pavarësisht kërcënimeve dhe presioneve të dala nga të të ashtuquajturat biseda informative, gazetarëve nuk u ka rënë në mend të heqin dorë nga misioni i tyre informativ, bile as udhëheqësia e RTV “Bujanoci”, nuk e ka hequr nga skema programore emetimin e përvjetorëve të ish UÇPMB-së.

Po të tërhiqet një paralele mes të të ashtuquajturat biseda informative, që zhvillohen sot nga ato që janë zhvilluar para vitit 2000, del se ato të mëparshmet nuk kanë kaluar vetëm me fjalë! Pavarësisht pasojave të dala nga ato biseda informative, veprimtarët nuk kanë pushuar për të dhënë kontributin e tyre, në mbrojtjen e fjalës së lirë dhe në avancimin e të drejtave të shqiptarëve në aspektin politik e kulturor.

Po të kishin hequr dorë veprimtarët e dikurshëm nga aktivitetet, në mungesë të lejeve kompetente për organizime të ndryshme, me siguri se proceset demokratike nuk do të kishin ecur ashtu siç kanë ecur, që nga Referendumi i vitit 1992, lufta çlirimtare dhe fitorja e institucioneve komunale në Preshevë dhe Bujanoc.

Edhe një: po të kishin kërkuar, kryetarët e komunave në Preshevë dhe Bujanoc, leje nga organet kompetente për vendosjen e Flamurit Kombëtar, në institucionet ku ata i drejtojnë, me siguri de nuk do të kish marrë pëlqimin, ngase nuk është i rregulluar me ligj përdorimi i simboleve kombëtare. Po ata e ngritën Flamurin Kombëtar, pavarësisht procedurave gjyqësore me të cilat po përballen pararendësit e tyre.

Shoqëria Civile “Perspektiva”, në Bujanoc, ka reaguar vazhdimisht kundër bisedave të të ashtuquajtura informative nga pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilat pavarësisht se e kanë ndërruar taktikën, ato paraqesin një shembull të keq të “demokracisë” në zhvillim./rajonipress/

Shoqëria Civile “Perspektiva”, në Bujanoc