ARKATANA

Bujanoc: Asociacioni i Komunave Shqiptare në Serbi, një marketing i lirë politik

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kërkesat e partive pushtetare të Luginës së Preshevës, për themelimin e Asociacionit të komunave shqiptare, në Serbi, ngjashëm me Asociacionin e komunave serbe në Kosovë, sado që konsiderohen të drejta, ato, mjerisht, vuajnë nga marketingu i poenave të lirë politikë.

Asociacioni i komunave serbe në Kosovë, e mori dritën jeshile në Bruksel, Prishtinë dhe Beograd, si dhe një lidhje e tillë komunash erdhi si rezultat i marrëveshjeve midis dialogut Prishtinë-Beogradi, duke u përgëzuar dhe mbështetur nga Amerika, Evropa dhe faktorëve të tjerë ndërkombëtarë.

Për dallim nga Asociacioni i komunave serbe në Kosovë, ky i Luginës së Preshevës, që do të themelohet, gjatë këtij vikendi, pikërisht, më 12 shtator, nga partitë shqiptare jo të gjitha, duke lënë anash shoqërinë civile dhe Bashkësinë fetare, sa do të pranohet nga vetë shteti ku ato gravitojnë, pastaj nga Prishtina, Tirana dhe faktorët ndërkombëtarë?

Nëse Asociacionin e komunave shqiptare, në Serbi, nuk e njohin faktorët e lartë përmendur, përse atëherë krijohet diçka, që nuk është në natyrën e Referendumit të vitit 1992, nuk është në frymën e Marrëveshjes së Konçulit 2001, nuk është në Platformën e politike të këshilltarëve shqiptarëve shqiptarë të vitit 2006, si dhe nuk është e konkretizuar si e tillë as në dialogun midis subjekteve politike shqiptare të Luginës, Qeverisë së Serbisë, Trupit Koordinues dhe OSBE-së.

FIDANISHTJA

Partia Republikane, një iniciativë, të tillë e konsideron të ngutshme, jo të matur dhe jot ë pjekur politikisht. E para është se kjo iniciativë, po vije në kohën kur Serbia, po bëhet gati për zgjedhjet e parakohshme, të cilat po përfolën se do të mbahen në dhjetor të këtij viti dhe së dyti spektri politik shqiptar nuk ka qenë kurrë më i përçarë dhe i deziorientuar politikisht.

Partia Republikane, gjithashtu, një iniciativë, të tillë e vlerëson si një balon provues për mobilizimin e spektrit politik shqiptar në Luginë të Preshevës, për një lidhje partiake dhe institucionale, që mungon qe disa vjet. Tendenca e një mospajtimi mes krerëve institucional të Luginës rreth kësaj iniciative mund të krijoj mosdurim tek faktorët
shqiptarë në Tiranë dhe Prishtinë, si dhe të arsyetoj veprimet e Beogradit për një revanshizëm më të sinkretizuar, të cilat do të sjellin efekte negative te shqiptarët në Luginë të Preshevës.

Partia Republikane, po ashtu, kërkon nga liderët politik të Luginës dhe zyrtarët e Beogradit, të jenë më të kujdesshëm gjatë deklaratave politike, të cilat kanë filluar të keqpërdoren nga shtypi i verdh serb, për kinse një luftë të re në jug të Serbisë, thuhet në kumtesën e Partisë Republikane për Bujanoc, të nënshkruar nga kryetari i saj Avdil Ramadani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.