Bujana, Dukagjini e KFOR-i, Italian ndihma për Kurban Bajram

Gjilan – Restorant Bujana ka shpërndarë përmes Kryqit të Kuq 70 pako ushqimore , ngjashëm ka vepruar edhe kompania gjilanase Dukagjini e cila ka shpërndarë 60 pako ushqimore. Të mërkurën edhe KFOR-i Italian ka shpërndarë ndihma për 40 familje skamnore.
Në prag të Festës së Kurban Bajramit kanë nisur të ndihmohen edhe shumë familje skamnore e familje të dëshmorëve nga organizata të huaja e vendore.
Kështu të martën përmes Kryqit të Kuq në Gjilan , restorant Bujana ka dhuruar 70 pako ushqimore, secila pako në vlerë të 25 eurove. Ilmi Shala sekretar në Kryqin e Kuq në Gjilan tha se Bujana gjithmonë ndihmon familjet nevojtare në festat e Bajramit. Një ndihmë të mirë për 60 familje e ka dhënë edhe depoja Dukagjini nga Gjilani.
Kurse të mërkurën KFOR-i italian ka shpërndarë ndihma për 40 familje skamnore me gjëra ushqimore. Shala tha se këto ndihma sado pak po e zbusin gjendjen e rëndë të shumë kërkesave të përditshme që vijnë nga familjet me gjendjen e rënduar ekonomike.
Shala tha se dhe Kryqi i Kuq në Gjilan ka nisur aksionin për të grumbulluar veshmbathje dhe gjëra tjera të nevojshme për familjet skamnore./rajonipress/