Eko Higjiena

Buja: “Thaçi 3” do të investojë përherë në Gjilan e Anamoravë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në përurimin e Gjimnazit të ri në Gjilan që ka një vlerë prej 2 milion e 252 mijë euro Ramë Buja ministër in arsimit tha se Qeveria e Thaçit nuk do të ndalet asnjëherë për të investuar në Gjilan e Anamoravë. Qemajl Mustafa e ka quajtur vepër të mrekullueshme objektin e ri derisa Bujar Nevzati tha se për një kohë të shkurtër kjo qeverisje ka bërë punë kapitale.

Gjimnazi i ri një objekt me vlerë dhe modern në ndërtim është përuruar këtë të mërkurë në prani të Ramë Bujës e Qemajl Mustafës dhe të zyrtarëve e deputetëve të Anamoravës.

Mbi të gjitha kjo shkollë moderne u tha se i plotëson nevojat dhe kushtet që nxënësit dhe mësimdhënësit e saj të punojnë në kushte normale raporton rajonipress.

Kreu i Komunës Qemajl Mustafa duke folur në këtë përurim tha se sot ndodhemi para një vepre të mrekullueshme dhe para një akti madhor për Gjilanin.”Shkolla dhe arsimi në Gjilan ka qenë prioritet i yni i përhershëm dhe nga ky parim shkolla jonë reflekton kudo pozitivisht. Për gjashtë vite shkollën e kemi trajtuar të shenjtë sepse kemi të arritura të jashtëzakonshme në fushën arsimit” tha Mustafa.

Kurse ministri i arsimit Ramë Buja i cili në këtë përurim bëri pak politikë dhe fushatë parazgjedhore tha se “Thaçi 3” gjithmonë do të investojë në shkollat e Gjilanit dhe të Anamoravës.”Qeveria dhe MASHT po ndërtojnë objekte të mrekullueshme dhe po investojmë me prioritet në fushën e arsimit. Janë ndarë rreth 2 milion e 252 mijë euro për ndërtimin e këtij objekti shumë modern dhe funksional dhe vetëm MASHT ka ndarë 1 milion e 697 mijë euro” tha Buja.

Mobi Casa

Buja tha se me këto investime të mira që po bëhen Gjilani po e fiton epitetin e qytetit universitar. Buja gjithashtu u zotua se nga vitit 2014 arsimtarëve do tu rriten pagat.

Bujar Nevzati drejtor i arsimit tha se kjo shkollë moderne mundëson që mësimi të kryhet me komoditet dhe në rrethana normale.”Për 6 vite kemi ndërtuar infrastrukturë shkollore të mjaftueshme dhe jemi krenar që për një kohë kaq të shkurtër të kryejmë kaq shumë investime. Kjo është arritur falë përkushtimit të Qemajl Mustafës dhe Ramë Bujës” tha Nevzati.

Kurse, Sami Hoxha drejtor i Gjimnazit tha se patjetër që duhet falënderuar Qeverinë e Kosovës sepse nga një lëndinë siç ka qenë më herët ky oborr tani e kemi shndërruar në një objekt modern dhe kështjellë të diturisë.

Në fund Ramë Buja, Qemajl Mustafa, Bujar Nevzati dhe Sami Hoxha e kanë prerë shiritin e shkollës së re dhe shumë moderne. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.