Fundamenti

Buja shpenzon mbi 225 mijë euro për vetura të reja

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Stafi i Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë dhe udhëheqësit e universiteteve të reja, nuk do të ecin më në këmbë. Ata tash e tutje do ti kenë në dispozicion veturat me kilometrazh 00. Këtë komoditet atyre ka vendosur t’ua ofroj ministri Ramë Buja.

Institucioni që udhëhiqet nga Buja, ka vendosur të shpenzojë qindra e mijëra euro në blerjen e veturave. Tenderi “Furnizimi me vetura për nevojat e Universiteteve të reja në MASH-të”, që është ndarë në katër loto do t`i kushtoj Ministrisë së Arsimit mbi 225 mijë euro.

Veturat për këta përfaqësues të institucione do të jenë të markave të ndryshme. Derisa, kompanitë që do ta bënjë furnizimin me to janë më të mëdhat në Kosovë.

Uji Dea

Loton e parë në vlerë prej 70,980.00 eurove e ka fituar kompania “Hunday”. Kurse, kompanisë “Mercom-Company” i është besuar loto dy me vlerë prej 43,200.00 euro. Loton tre e ka fituar kompania “Hynday”-Company”- me vlerë prej 25,125.00 eurove. Derisa, loto katër është rezervuar për “Auto Kaqandolli”- më shumën e parave prej 86,100.00 eurove.

Në njoftimin për dhënie të tenderit në KRPP thuhet se ky tender është dhënë me 25.06.2014. Kurse, data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës 04.07.2014./Express/.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.