FITORJA

Buja: Po ndërtojmë shkolla cilësore në tërë Kosovën

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në përurimin e shkollës bujqësore donacion i DANID-ës daneze dhe komunës së Gjilanit ka folur Ramë Buja, Qemajl Mustafa e Bujar Nevzati. Buja tha se në tërë Kosovën po ndërtojmë shkolla cilësore dhe me këto objekte moderne Gjilani do të bëhet qytet universitar.

“Gjilani do të bëhet qytet universitar sepse tani ka objekte moderne e cilësore – studimore”. Kështu tha ministri i Arsimit Ramë Buja derisa së bashku me Qemajl Mustafën e Bujar Nevzatin e prenë shiritin e shkollës së re bujqësore donacion nga DANIDA daneze, Komuna e Gjilanit e Qeveria e Kosovës raporton rajonipress.

Buja tha se po ndërtojmë shkolla cilësore dhe kjo shkollë bujqësore është njëra nga shkollat më me perspektivë në Kosovë. Buja tha se shkollat e ndërtuara kanë cilësi ndërtimore dhe ju sigurojë se Gjilani duke përfshirë edhe studentët e Luginës së shpejti do të shndërrohet në një qytet universitar.

Kurse Qemajl Mustafa tha se shkolla është e kualitetit të lartë dhe tha se ky investim i qeverisë daneze është shumë inkurajues. Mustafa tha se në vazhdimësi e ka pasur prioritet arsimin dhe jam i sigurt se nga kjo shkollë do të dalin kuadro profesionale kurse të rinjtë nuk kanë nevojë ta braktisin Kosovën.

Fundamenti

Edhe Bujar Nevzati drejtor i arsimit tha se sot është festë për Gjilanin. “Jemi munduar që ta ngrisim cilësinë dhe kemi arsye të ndjehemi të lumtur e krenar sepse kemi ndërtuar një shkollë më modernen në rajon” tha Nevzati.

Nevzati tha se tani nxënësit e këtij drejtimi e kanë më të lehtë të ndjekin mësimin profesional të edukohen e arsimohen sepse i kanë laboratorët dhe të gjitha kushtet mësimore.

Lars Ranfeld nga organizata daneze DANIDA tha se kjo është ndërtuar me përkushtim dhe shpresojmë që edhe në të ardhmen do të jemi prezent në Gjilan e Kosovë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.