FITORJA

Buja, mision prishjen e koalicionit

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Janë shtuar zërat brenda Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) që po kërkojnë prishjen e koalicionit qeverisës me LDK-në e Isa Mustafës. Pas përmendjes së zgjedhjeve të parakohshme nga vetë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, është deputeti i kësaj partie Shukri Buja ai i cili ka dalë haptas për prishjen e koalicionit, siç e kanë quajtur, të elefantëve.

Ai ka thënë se do të lobojë si deputet dhe anëtar i Këshillit Drejtues të PDK-së që të shkohet në zgjedhje të parakohshme. “Realisht unë individualisht si anëtar i Këshillit Drejtues të partisë dhe deputet, do të insistoj dhe do të loboj në mesin e deputetëve që ky koalicion të prishet dhe ne të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka thënë Buja.

ARKATANA

Por, Lidhja Demokratike e Kosovës nuk po i merr seriozisht thirrjet e deputetëve të PDK-së për prishje të koalicionit qeverisës.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri ka thënë për gazetën “Zëri” se koalicioni mes PDK-së e LDK-së është ndërtuar mbi bazën e programeve dhe përderisa nuk preket kjo, nuk ka arsye të prishet./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.