UBT

Buja i kënaqur me menaxhmentin e UPGJ-së

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Ramë Buja ka qëndruar të hënën në Universitetin Publik të Gjilanit ku ka takuar stafin akademik me të cilët ka biseduar për konditat profesionale të këtij Universiteti, derisa e ka lavdëruar menaxhmentin për punën e mirë që kanë bërë. Arben Dërmaku rektor ndërkaq tha se e ka bombarduar me kërkesa Bujën.

Ramë Buja ministër i arsimit të hënën i ka bërë një vizitë Universitetit Publik të Gjilanit ku është takuar me rektorin e këtij universiteti Arben Dërmaku dhe me prorektorin Sabri Tahiri me të cilët ka biseduar për zhvillimet në këtë institucion të lartë të Anamoarvës dhe në veçanti rreth stafit profesional, rreth konkursit akademik dhe konkursit për studentët e rinj, raporton rajonipress.

Buja pastaj ka takuar edhe stafin akademik me të cilët ka folur hapur për të gjitha problemet që mund të ketë në këtë universitet. Fillimisht Buja ka falënderuar menaxhmentin e UPGJ-së.”Jam shumë i kënaqur me punën e menaxhmentit të cilët kanë qenë në nivel të detyrës. Unë s`kam pasur asnjë ankesë nga ky universitet, përderisa MASH e ka përkrahur dhe do ta përkrahur edhe më tutje UPGJ” tha Buja.

Hidromorava

Buja tha se ky universitet është në rrugë të mbarë që të jetë i ndërtuar në konditat e rendit logjik dhe juridik, duke u avancuar sipas konditave profesionale.

Kurse Arben Dërmaku rektor në UPGJ tha se e ka bombarduar Bujën me kërkesa. ”Faleminderit prej ministrit që na dha vetëm lavdërata, por unë sot e kam bombarduar me kërkesa të shumta. Akreditimi është në proces e sipër kurse konkursi për studentët e rinj është në rrjedhojë. UPGJ do të ekzistojë fuqishëm sepse ka një staf të mirë dhe ka një motivim shtesë për të qenë në nivel të detyrës jo vetëm menaxhmenti , por edhe mësimdhënësit” tha Dërmaku.

Ndryshe Dërmaku e ka siguruar Bujën se konkursi akademik për këtë universitet do të shkojë normalisht./rajonipress/