Fundamenti

Bugajski: Të dënohen krimet serbe, përmend edhe nazistët

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Analisti amerikan, Janusz Bugajski ka komentuar publikimin e inicimit të aktakuzës kundër Presidentit të Kosovë Hashim Thaçit dhe liderit të PDK-së, Kadri Veselit.

Ai ka shkruar se krimet e pretenduara të një numri të vogël guerrilësh gjatë një lufte nuk mund të barazohen me ato të shtetit serb kundër mbarë popullatës shqiptare të Kosovës.

“Konteksti dhe shifrat janë me rëndësi. Përndryshe, vrasja e SS-ve gjermanëve, e zyrtarëve nazistë dhe e bashkëpunëtorëve të tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore do të shihej e barazvefshme me masakrimin e miliona civilëve të pafajshëm nga nazistët”, ka shkruar ai.

Sipas Bugajskit, Prishtina duhet të jetë e palëkundur se Gjykata Speciale nuk po heton UÇK-në si një lëvizje çlirimtare, por individë që janë akuzuar për krime specifike lufte.

Mobi Casa

Për më tepër, zyrtarët e qeverisë dhe analistët duhet të flasin hapur për krimet e luftës të kryera nga forcat ushtarake dhe policore serbe gjatë luftës dhe mungesën e drejtësisë për vrasjen dhe zhdukjen e mijëra civilëve shqiptarë kosovarë.

“Edhe pse një pjesë e vogël e zyrtarëve të lartë serbë janë dënuan për krime lufte nga Gjykata e Hagës, një Dhomë Speciale për Serbinë e cila do ndërmerrte hetime më të thella dhe më përfshirëse është më se e vonuar”, ka shkruar ai më tej.

Bugajski nuk ka qenë i vetmi analistë ndërkombëtare që e ka quajtur të padrejtë përndjekjen vetëm të shqiptarëve nga Gjykata Speciale, duke mos ndjekur kriminelet serb, ku në luftën e fundit vranë mbi 13 mijë shqiptar, dhunuan 20 mijë femra shqiptare dhe dëbuan mbi 800 kosovarë nga shtëpitë e tyre.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.