FIDANISHTJA

Bugajski: Serbia po e përdor çështjen e Asociacionit për ta penguar dialogun

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Analistë të huaj dhe vendorë vlerësojnë se Beogradi po e përdor çështjen e Asociacionit të komunave serbe për ta penguar dialogun e për ta parandaluar ndonjë zgjidhje përfundimtare.

Sipas njohësit amerikan të Ballkanit, Janusz Bugajski, qeveria aktuale nuk duhet të pranojë marrëveshje që destabilozojnë vendin.“Mendoj se Asociacioni i komunave serbe ishte ide e keqe që nga fillimi. Mendoj se qeveria e Kosovës është detyruar është detyruar të nënshkruajë diçka për të cilën nuk ka ditur se cilat mund të jenë pasojat dhe është përgjegjësi e qeverisë aktuale që të parandalojë zbatimin e çfarëdolloj marrëveshje që do ta destabilizonte vendin dhe do të destabilizonte edhe rajonin”, thotë Bugajski.

Uji Dea

“Nëse bashkësia ndërkombëtare duhet të kishte mësuar diçka është se nuk e duam edhe një Republikë Serbe në Ballkan, sepse kjo bëhet pastaj një burim konflikti, diskutimi dhe ndërhyrje ndërkombëtare nga Rusia”, tha ai për RTK-në.

Bugajski vlerëson se Kosova duhet të vazhdojë të marrë pjesë në takime në secilin nivel për të demonstruar vullnetin e saj për marrëveshje.Por temat që duhet të diskutohen sipas tij, duhet të jenë brenda kontekstit të arritjes së njohjes reciproke.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.