FIDANISHTJA

Bugajski: Marrëveshje Kosovë-Serbi vetëm me njohje reciproke, Asociacioni mund të bëhet Republika Sprska

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Janusz Bugajski, anëtar i Qendrës për Analiza të Politikës Evropiane (CEPA), me seli në Washington ka deklaruar se “nuk do të ketë marrëveshje përfundimtare në dialog derisa Serbia ta njohë realitetin se Kosova është shtet i pavarur”. Ai gjithashtu thekson se Asociacioni i komunave me shumicë serbe mund të shndërrohet në një Republika Srpska të re, por dhe se mund të ketë incidente të reja në Kosovë, transmeton Gazeta Express.

Bugajski tha se BE-ja është bërë lojtar i dobët ndërkombëtar.

“Negociatat nuk do të përfundojnë me një marrëveshje përfundimtare derisa qeveria e Beogradit ta njohë realitetin se Kosova është shtet i pavarur. BE-ja është bërë një lojtar i dobët ndërkombëtar pa kohezion apo vrull, dhe SHBA-ja pengohet nga krizat më urgjente ndërkombëtare. Fatkeqësisht, si në të gjitha mosmarrëveshjet e tilla, vëmendja ndërkombëtare përqendrohet vetëm kur ekziston një rrezik i afërt i dhunës”, tha Bugajski.

Sipas tij, Asociacioni i komunave me shumicë serbe mund të evoluojë në një Republika Srpska tjetër që do ta kërcënonte integritetin territorial të Kosovës.

Fundamenti

“Mbetet e paqartë se çfarë duhet të jetë Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Nëse ajo merr ndonjë strukturë të nivelit ekzekutiv të ndarë nga qeveria qendrore, atëherë ajo mund të evoluojë në një Republika Srpska tjetër dhe ta kërcënojë integritetin territorial, duke lejuar rrugë të reja për përmbysjen e Moskës. Zgjidhja më e mirë do të ishte decentralizimi administrativ, ku autoritetet komunale do të kishin kontroll më të madh mbi kulturën, ekonominë, arsimin, shërbimet… Por ky rregullim duhet të bazohet në gjeografi, jo në etni. Çdo grup etnik duhet gjithashtu të ketë një sërë të drejtash grupore për ta mbrojtur gjuhën, kulturën, fenë dhe identitetin e tyre”, tha Bugajski për “Kosovo Online”.

Një takim i ri deri në fund të vitit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sipas Bugajskit nuk do të sjellë ndonjë gjë të re.

“Ka aludime për një takim tjetër, por ai do të jetë i pasuksesshëm dhe thjesht do t’u japë të dyja palëve një shans për t’i përsëritur pikëpamjet e tyre të papajtueshme. Kosova nuk mund të jetë shtet i pavarur, i njohur nga të gjitha demokracitë e mëdha dhe pjesë e Serbisë, që është një pozicion i mbështetur nga dy autokraci të mëdha”, tha Bugajski.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.