UBT

Bugajski i cilëson shqiptarët si popullin më pro amerikan në botë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Janusz Bugajski, anëtarë i lartë i Qendrës për Analizën e Politikave Evropiane (CEPA) nga Uashington DC por njëherit edhe analist i politikave ndërkombëtare ka mbajtur dje një ligjëratë në qytetin e Vitisë. Gjatë kësaj ligjëratë ai ka folur në veçanti për politikat e shtetit Rus në Ballkan, veçanërisht në Kosovë.

Bugajski gjatë këtij takimi bëri me dije se shqiptarët janë ndër popujt më pro amerikanë në botë dhe kanë vendin në Bashkimin Evropian. Nikoqir i këtij takimi ishte i pari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i cili ndër tjerash tha se z. Bugajski është një mik i afërt i Kosovës, i cili përherë ka ngritur zërin për pavarësinë e shtetit të Kosovës dhe të drejtat e qytetarëve të saj.

“Bugajski është dhe mbetet një ndër zërat më të fuqishëm të pavarësisë së Kosovës dhe të drejtat e Kosovarëve në arenën ndërkombëtare. Përmes punës dhe përkushtimit të tij të pashoq ai u bë një mik i pazëvendësueshëm i kosovarëve në mbarë botën.” U shpreh ndër tjerash kryetari Haliti para ligjëratës së z. Bugajski.

Uji Dea

Kurse analisti i politikave ndërkombëtare, Janusz Bugajski duke folur për ndikimin rus në Ballkan bëri me dije se nga këndvështrimi rus shtetet e Ballkanit shihet si pikë e dobët. “Nga perspektiva e Moskës, Ballkani shihet si pikë e dobët e Evropës, ku pretendon të gjejë aleat për të promovuar politikat e Moskës. Do të përmend katër kanale kryesore përmes të cilave Moska tenton të shtrij ndikim e vet në Ballkan e veçmas në Kosovë. Mënyra e parë është promovimi i nacionalizmit të ulët. Këtë mund ta shohim në Serbi dhe Bosnje por edhe në Maqedoni dhe në Mal të Zi. Metoda e dytë është Korrupsioni politik duke korruptuar politikanë, biznesmenë, gazetar’ dhe të tjerë me qëllim që të fuqizohet politika ruse në Ballkan”, tha ndër tjerash z. Bugajski.

Pas kësaj ligjëratë e cila ka zgjatur rreth një orë publiku vitias ka parashtruar disa pyetje rreth kësaj fushe të cilat kanë marrë përgjigjeje nga ai.

Kurse në shenjë respekti për kontributin e z. Bugajski për Kosovën, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti e ka nderuar atë me mirënjohje./rajonipress/