HW

Buena

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Unë do të kërkoj fjalën që s´digjet, deri në frymën e fundit të jetës, deri në shpirtin e më të bukurës, deri në pambarimin e së përtejmes

Zemër, për një krijimtari ndryshe
unë e t´i bashkë do ta gërmojmë
në farën e zemërimit që s´flë, dhe
në farën e gjelbrimit të pafjetur

Në shpikje të ndjeshme bardhësie
ti do ma sjellësh foshnjën e fjalës
që të bukurën bashkë ta ndjejmë
me voglimat e më të magjishmes

Fundamenti

Në paaftësitë për t´i parë ca gjëra
poezia s´pyet, shkon tej mendimit
nuk i mjafton të dehet vetëm, ajo
do dashurinë që fatin e ndryshon

Buena, kam një mendim për artin
fama s´është dhe aq elavdëruar
kemi një bashkëgjakësi dhimbjesh
midis asaj që e duami dhe jetojmë!..

Rrustem Geci – Dortmund, 2016

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.