RCCOLA

Budrika nën ujë

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Livadhet e Budrikës dhe arat tashmë janë shndërruar në liqene e moçale pas reshjeve të fundit të shiut dhe vërshimeve që përshkruan qytetin e Vitisë dhe fshatrat.

Këto foto dëshmojnë për nivelin e ujit që ka arritur në fshatin Budrikë. Livadhe e ara tashmë janë mbushur me ujë dhe janë shndërruar sikur të ishte një deti i tërë.

RCCOLA

Kjo gjendje ka mbretëruar tërë ditën e diel në disa fshatra të Vitisë, derisa zyrtarët komunal thonë se ende janë duke u marrë me identifikimin e dëmeve të shkaktuara nga reshjet dhe vërshimet e fundit./rajonipress/