Mobi Casa

BSPK u bën thirrje autoriteteve kompetente ta rrisin sigurinë në vendin e punës

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli, ka reaguar pas vdekjes së 44-vjeçarit, Shpejtim Gashi, i cili ka vdekur në vendin e tij të punës në Itali.

Hykolli u ka bërë thirrje punëdhënësve dhe autoriteteve kompetente, që pas kësaj ngjarje, të marrin masa të menjëhershme për të parandaluar raste të tilla në të ardhmen.“Ndërsa përballemi me këtë moment të rëndë, të gjithë ne duhet të vendosim theksin mbi sigurinë në vendin e punës duke kërkuar që të merren masa të menjëhershme për të parandaluar ngjarje të tilla tragjike në të ardhmen. Kërkojmë nga punëdhënësit, autoritetet kompetente dhe shoqëria të bashkohen me ne në një përpjekje tëpërbashkët për të siguruar që vendet e punës të jenë të sigurta për të gjithë punëtorët tanë. Në këtë moment të trishtë e në kujtim të punëtorit Shpejtim Gashi, ne, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, kërkojmë një hetim të hollësishëm mbi ngjarjen që ka ndodhur dhe kërkojmë përgjegjësi për çdo shkelje të ligjit që mund të ketë ndodhur. Kjo është e detyrueshme për të mbrojtur të drejtat dhe sigurinë e të gjithë punëtorëve tanë”, ka shkruar Hykolli në Facebook.

Eco Higjiena

Më tej, Hykolli ka shtuar se Qeveria e Kosovës e ka detyrim kushtetues të mbroj jetën dhe të drejtat e qytetarëve të vendit.“Po ashtu duam t’ia përkujtojmë partnerit tonë social – qeverisë që është detyrimi i saj kushtetues të mbroj jetën dhe të drejtat e qytetarëve tanë, përfshirë këtu edhe punëtorët. Kërkohet një ndërhyrje e menjëhershme për të adresuar çështjet e sigurisë në vendet e punës dhe për të siguruar se punëtorët kanë mundësi të sigurojnë një jetë të denjë dhe të sigurt për familjet e tyre. Familja e punëtorit të humbur dhe miqtë e tij janë në mendjet dhe zemrat tona në këtëmoment të vështirë. Ne përcjellim ngushëllimet tona më të sinqerta dhe mbështetjen tonë më të madhe për ta. Ndihma dhe solidariteti ynë për ta do të jetë konstant”, thuhet tutje në postimin e Hykollit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.