United Hospital

Brukseli kërkon të konstituohet Kuvendi i Kosovës

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Në kohën kur Kosova ka hyrë në një krizë të përsëritur institucionale për herë të dytë brenda tri viteve, komuniteti ndërkombëtar po bën thirrje që partitë e përfaqësuara në Kuvend ta tejkalojnë ngërçin.

Pas dështimit të vazhdimit të seancës së sotme, drejtorja për Ballkanin Perëndimor në Bashkimin Europian, Angelina Eichhorst, porositi deputetët që të veprojnë me përgjegjësi dhe ta kryejnë procesin e lënë në gjysmë të konstituimit të Kuvendit.

FIDANISHTJA

“Edhe sot nuk pati progres. Kuvendi i Kosovës duhet të konstituohet. Partitë parlamentare duhet të veprojnë me përgjegjësi, t’i përmbushin obligimet ligjore e kushtetuese”, tha Eichhorst në një reagim në Twitter, transmeton Kallxo.com.

Gjatë ditës së djeshme, shtetet që përbëjnë QUINT-in (ShBA, Britania e Madhe, Franca, Gjermania e Italia) kërkuan nga deputetët e Kuvendit që të mos i bojkotojnë seancat dhe të gjejnë zgjidhje për të dalë nga bllokada.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.