Fundamenti

Brukseli inkurajon dialogun, insiston për zbatim të marrëveshjeve

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Maja Kocijancic thotë se të gjitha marrëveshjet duhet të implementohen nga të dyja palët.

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka garantuar zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel, ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe. Këtë garanci ajo e ka shprehur në Beograd.

Të dyja palët të angazhuara në dialog vazhdimisht kanë kritikuar njëra-tjetrën për mos implementim të marrëveshjeve dhe, Bashkimi Evropian si garantues i marrëveshjeve, nuk qartëson se çfarë nuk është implementuar nga dyja palët dhe çfarë mbetet të punohet në vazhdim të dialogut për normalizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve.

Mobi Casa

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijancic, ka thënë për Tribuna Channel se të gjitha marrëveshjet duhet të implementohen nga të dyja palët.

“Ne po punojmë më të dyja palët për këtë çështje. Edhe Kosova edhe Serbia kanë konfirmuar angazhimin e tyre në këtë drejtim”, është shprehur Kocijancic.