Mobi Casa

Brukseli i painteresuar të diskutojë problemet e borxheve Kosovë – Serbi

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Brukseli nuk duket të ketë fare disponim që të hapë tema të reja të diskutimit në dialogun Kosovë-Serbi. Përfaqësues të dy vendeve kanë përmendur futjen e disa temave të diskutimit në Bruksel nga fusha e ekonomisë.

Zyrtarët kosovarë kanë paralajmëruar futjen e borxheve të vjetra dhe ndarjen e suksesionit, kurse pala serbe ka paraparë të fusë në diskutim fondin e privatizimit dhe shitjen e ndërmarrjeve në pjesët me popullsi shumicë serbe, raporton KTV.

Zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Maja Kociancic, i ka thënë KTV-së se përqendrimi i BE-së është në vazhdimin e dialogut.

Profesori i të drejtës ndërkombëtare Afrim Hoti ka thënë se herët a vonë institucionet kosovare duhet të përgatiten për diskutimin e borxheve dhe ndarjen e pasurisë së ish-Jugosllavisë.

Fundamenti

Nga ana tjetër, Ibrahim Rexhepi nga Instituti Strass thotë se dy temat janë shumë të rëndësishme për t’u sqaruar sa më herët për Kosovën.

Pakoja e Ahtisaarit ka paraparë që përmes bisedave mes Kosovës dhe Serbisë të zgjidhen këto probleme. Aty është paraparë që nëse brenda gjashtë muajsh palët nuk arrijnë marrëveshje, atëherë do të caktohet arbitri ndërkombëtar, që do të merret me ndarjen e borxheve, transmeton Koha.net.

Për shkak të mospranimit të pakos nga pala serbe, Kosova veçse është duke i kryer pagesat për disa borxhe, siç janë ato për FMN-në, Bankën Botërore, Gjermaninë dhe së fundmi është diskutuar mundësia e nisjes së shlyerjes së borxhit ndaj Japonisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.