UBT

Brovina i kundërpërgjigjet Bllokut: Nëse nuk vini në takim s’ka seancë të Kuvendit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Koalicioni paszgjedhor, LDK-AAK-Nisma, menjëherë ka bërë me dije se nuk do t’i shkojnë në takim, kryesueses së seancës konstituive, deputetes së PDK-së, Flora Brovina. Kurse kjo e fundit ka thënë se nuk do të thërras seancën e Kuvendit në qoftë se liderët e partive politike parlamentare nuk i përgjigjen ftesës për takim konsultativ të caktuar për të enjten.

Kryesuesja e kuvendit të Kosovës, Flora Brovina, ka bërë të ditur se u ka dërguar ftesë partive politike parlamentare që të enjten të mbajnë një takim konsultativ për arritjen e një marrëveshjeje rreth zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, por përfaqësuesit e Bllokut LDK-AAK-Nisma kanë bëtë të ditur se nuk do t’i përgjigjen ftesës së Brovinës.

Ndërsa, Brovina në një prononcim për Indeksonline ka bërë të qartë se ajo nuk e ka në plan që ta thërras vazhdimin e seancës konstituive pa marrëveshje të liderëve partiakë.

UBT

Madje, mosprezencën e partive në këtë takim, Brovina e llogarit si të pakuptimtë dhe të palogjikshme.

“Unë i kam ftuar për të enjten. Pres deri të enjten. Ndoshta mund të jenë gabim ata. Nuk do të thërras seancën pa një marrëveshje me ata. Duhet te merremi vesh. Është e palogjikshme kjo. Ne po bisedojmë me serbët që deri dje na vranë dhe jo me këta shqiptarë. Kjo s’ka kuptim. Ne po flasim vetëm për një vazhdim të asaj seance, jo për tjetër”, tha Brovina për Indeksonline

Brovina i ka kujtuar bllokut, LDK-AAK-Nisma, se për thirrjen e seancës, e ka pas vete edhe Gjykatën Kushtetuese, që ka vërtetuar që ajo nuk ka shkel kushtetutshmërinë. /indeksonline/