UBT

Brokoli përmban një proteinë që parandalon tumoret

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Që bimët “cruciferous” (familja e madhe ku përfshihen lakra, brokoli, lulelakra etj) kanë një efekt antitumor kjo dihej, por një studim i kohëve të fundit i botuar në revistën shkencore Science, ka zbuluar proteinat që përfshihen në mekanizëm.

Sipas një grupi studiuesish në Deaconess Medical Center në Boston, indol-3-karbinol, është një proteinë e brokolit që pengon gjenet të zhvillojnë tumore.

Indol-3-karbinol: proteina antitumor

Kjo proteinë bimore, e pranishme në brokoli dhe në familjen ku kjo perime është e përfshirë, është në gjendje të bllokojë aktivitetin pro-kancerogjen të enzimave në trup. Ky zbulim, konsiderohet si një thembër e Akilit, sa i përket mekanizmit që shkakton tumorin, pasi mund të jetë edhe baza për opsionet e reja terapeutike.

KKVITI

Eksperimentet tek kafshët

Studimet e ndryshme që sollën këto rezultate janë kryer vetëm tek disa kafshë që ishin të predispozuara për zhvillimin e tumoreve të ndryshëm. Në veçanti, dihet se molekula PTEN (një molekulë që shtyp qelizat tumorale) deaktivizohet nga WWP, një enzimë që nxit zhvillimin e tumoreve. Kjo enzimë ç’aktivizohet pikërisht nga idol-3-karbinol, pra proteina që përmban brokoli.

Pavarësisht se shkencëtarët janë shumë të kënaqur që kanë zbuluar fuqinë antitumorale të indol-3-karbinolit, e cila do të jetë baza për krijimin e ilaçeve të tjera kundër kancerit, shkencëtarët raportojnë se ky hulumtim duhet të vërtetohet më tej nga studimet e mëvonshme.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.